Category: Editoriale

  • Shkolla e mesme, Kamëz. Promovimi dhe fuqizimi i efiçiencës energjetike.

    Shkolla e mesme, Kamëz. Promovimi dhe fuqizimi i efiçiencës energjetike.

    Tirana Jungle City, frymëzuar nga  Energy Expo & Forum që organizuan një konkurs
    midis studentëve të arkitekturës për Efiçiencën e Energjisë,
    për “Paraqitjen e një projekti të një ndërtese me zero karbon ose me karbon të ulët”.
    Sipas termave të referencës së konkursit ndërtesa mund të ishte publike
    ose private ekzistuese ose projekt ide.
    Nga studentët duhet të vërtetohej nëpërmjet një raporti të shkurtër tregues
    ose nëpërmjet llogaritjeve se sa efiçiente do të ishte ndërtesa e paraqitur
    sipas kërkesave të ligjit 116/2016 “Për përformancën e energjisë në ndërtesa”

    Promovimi dhe inkurajimi i ndërtimeve efiçiente,
    promovimi dhe fuqizimi i efiçiencës energjetike,
    ndërtimit të planeve urbane dhe zhvillimeve lokale
    janë gjithashtu kauza që mbështet dhe T.J.C

    Objekti përzgjedhur nga ne është propozuar
    nga studenti i F.A.U Enea Serjani  https://www.facebook.com/enea.serjani


    Shkolla e mesme, Kamëz.

    Vendndodhja e sheshit të ndërtimit është një nga pikat reale ku Bashkia e Tiranës ka parashikuar ndërtimin
    e një shkolle të mesme. Projekti parashikon që shkolla në këtë rast  përveç funksionit të sajë kryesor
    të luaj dhe rolin e një qëndre komunitare për banorët e kësaj zone.

    Shkolla e mesme përbëhet nga dy objekte, i pari është objekti kryesor ku zhvillohen të gjitha
    orët mësimore, me klasa standarte laboratore, zyra dhe hapsira rekreative.


    Palestra, bibloteka dhe salla polivalente,janë ambiente të cilat
    mund të përdoren edhe nga pjesa tjetër e komunitetit ose nga nxënësit
    edhe në periudhat kur shkolla nuk është e hapur.
    Si të tilla këto funksione grupohen bashkë në njv objekt të dytë.
    Tv dy objektet janë trajtuar si objekte që do të kenë njv performancë të mirë ambientale me qëllimin
    për të ulur konsumin energjititk. Fokusi eshte vendosur në objektin e dytë.

    Forma plane është rreth, si forma më kompakte, e cila ka më pak kontakt me jashtë për m2 sipërfaqe të brëndshme.
    Sistem pasiv për ngrohjen në dimër është sera. Për ventilim në verë, oxhaku diellor me tubin nëntokësorq.
    Rigjenerimi i tokës nëpërmjet aplikimit të “Urban-Farm”,
    e cila është edhe një mjet mulltidimensional për zhvillimin e zonave të varfra.

  • Tirana e gjelbër trendy

    Tirana e gjelbër trendy

    Prej lirisë që solli kapitalizmi, Tirana u mbush me pallate të larta, gjë që i zvogëloi asaj hapësirën e gjelbërt,
    por meqenëse nuk mund t’u vëmë tritolin gjithë pallateve për të bërë lulishte, mund të kujdesemi secili për hapësirën e vet.
    Një ballkon me lule në vend të këmishave varur në tela, një lokal me vazo në vend të një tavoline më tepër,
    një tarracë e mbjellë me fruta e perime në vend të antenave të televizorit.


    Kushdo mund të zgjedhë një bimë për ta mbjellë, jo vetëm se bën mirë për shëndetin të kesh lule
    që furnizon ajrin me oksigjen, përmirëson shëndetin psikologjik, por edhe mund të angazhohemi
    me rritjen e një bime, duke shijuar procesin e saj të zhvillimit e për të përfituar një mikroklimë
    brenda dhomës. Mund të zgjedhim të rritim lule me ngjyra që të kënaqin me rutinën e ujitjes në mëngjes,
    apo kaktus e aloe vera që nuk kërkojnë ujitje të përditshme.
    Mund të mbjellim frutin e dashur, gjethe sallate, apo domate të vogla për të gatuar salcën e parapëlqyer.


    Pamja e lodhur e një Tirane plot pallate të larta, apo thjesht dëshira e secilit prej nesh për ngjyra e oksigjen
    mjaftojnë për të nxitur shtimin çdo ditë nga pak të së gjelbrës, edhe nëse është thjesht trendy.


    Frymëzuar nga Tirana Jungle City
    Përgatiti: Fiona Kopali https://www.facebook.com/fiona.kopali
    Foto: S.Muraku

  • Hapsira për jetën.

    Frymëzuar nga Tirana Jungle City.

    Artisti bashkëkohor Edi Leksani,
    punon dhe jeton në qytetin e Tiranës.

    Nuk është e vështirë që edhe përmes
    një kanavaci dhe jo vetëm kronikave kritike
    të duash të percjellësh
    dashurinë për natyrën.

    Artisti kombinon imazhin ekzistues
    të qytetit të Tiranës,me atë çka
    i ka ngacmuar imagjinatën
    e një qyteti xhungël,
    përmes ngjyrava të tokës
    dhe tonet e ndryshme të së gjelbrës.

    Leksani duket se ka zhveshur Tiranën
    nga imazhi i zhurmshëm i një kryeqyteti
    duke e veshur atë me gjelbërim.

    Përgatitur nga T.J.C

  • E dua atë imazh, jo vetëm në pallatin tim!

    Ngrihem me përtesë për të nisur një ditë të lodhshme thuajse si gjithmonë.
    Dal nga shtëpia duke zbritur shkallët me nxitim. Te hyrja shoh rojen e pallatit.
    Arrij t’i dalloj flokët e thinjura mbi një nga vazot e shumta të luleve që kemi në katin përdhe.
    Ishte duke u kujdesur për to dhe diçka po këndonte nëpër dhëmbë.
    Buzëqesh duke e përshëndetur. Me pëlqen ai imazh. Ai midis luleve. Kaq shumë lule.
    Madje dhe disa pemë. Ai kujdeset çdo ditë për to.

    Largohem për të vazhduar ditën time të rrëmujshme.
    Rruga para meje është gjithë baltë.
    Ra shi dje.
    Shoh njerëz duke ecur
    dhe duke shkelur gjethet e pemëve të rëna nga era.
    Më rivjen në mendje imazhi i rojes së pallatit tim.
    Sa do të doja që të njëjtin imazh ta shihja të përsëritur gjithëandej

    Pas 8 orësh punë dhe 1 orë kafe me duhej të kthehesha në shtëpi sërish.
    Po tërhiqja këmbët zvarrë dhe po e mbaja kokën poshtë.
    Derisa mbërrita poshtë pallatit.
    Duke ngjitur shkallët dalloj sërish flokët e thinjura.
    Ishte në këmbe tashmë, duke parë të gjitha lulet. Po buzëqeshte sërish.
    E dua ate imazh. Jo vetëm në pallatin tim.

     

    Përgatitur nga T.J.C

  • Duam pak natyrë për të ngrohur sytë.

    Duam pak natyrë për të ngrohur sytë.

    Ndoshta zgjohesh në mëngjes dhe, sapo hap sytë sheh tavanin.
    Ndoshta prej betonit, ose ndoshta ke patur ca lekë dhe ke venë tavan gipsi.
    Apo ndoshta e mban veten për tradicional dhe ke lenë leshtë me zbukurime prej druri.
    Ndoshta ke varur një kornizë se te vret sytë faqja e bardhë bosh, e fortë, e ftohtë..
    Ndoshta korniza ka një pikturë luleje për ta zbutur ca? Për t’i dhënë ca jetë?
    Ndoshta s’ka lule fare. Ndoshta ke vënë një nudo
    nga ato te qendisurat se lulet i ke në ballkon.
    Mbi parmakun e tullës.
    Ose ndoshta e ke ballkon metalik se e ke shtesë pa leje.
    Mua diellin njësoj ma zë një kat më poshtë.
    Ndoshta s’ke lule as në ballkon se ka gjitoni përballë dhe,
    aq afër sa janë pallatet, i ujit vetë.
    Ndoshta s’ke as ballkon po ajo shtesa pa leje shkon katër kate
    dhe e ke veshur me vetratë për pak me shumë diell.
    C’rëndesi ka.Tani më ke zenë lulishten.
    Po ndoshta s’është e drejtë të ankohesh.
    Ndoshta kështu funksionon bota.
    Ndoshta autoriteteve u duhen investimet.
    Ndoshta ka nevojë te mbajë afer investitorët.
    Po ndoshta duhet te mbajë afër dhe publikun.
    Ndoshta i duhet për zgjedhjet e ardhshme?
    Kështu që, ndoshta i duhet ta shtojë ca gjelberimin se njerëzit duan pak natyrë për të ngrohur sytë.
    Prapë, ndoshta nevoja per strehim është më e madhe, dhe ndoshta muret prej guri, prej tulle,
    prej një morie materialesh të tjera kanë ndihmuar shumë po t’i krahasojmë me shpellat nga kemi dalë.
    Ndoshta betoni, bashkë me marredhënien ‘dashuri dhe urrejtje’ që ka me komunitetin ka zgjidhur hall.
    Por, ndoshta fakti që propagandojmë hapesira të gjelberta, banesa “eko” e oborre të brendshme tregojnë
    që nevoja për natyrën është po aq e madhe. Ndoshta trendi i “kopshteve vertikale”
    është një thirrje subkoshiente për te dalë nga kornizat e ngurta të shtepisë.
    Ndoshta një park metropolitan duket si nje utopi e bërë realitet.
    Po ndoshta, ndoshta, duhet nisur nga gjerat e vogla?
    Ndoshta një kopsht i vogël mes pallateve?
    Ndoshta nje bahçe? Ndoshta një lulishte te cepi i lagjes bën më shumë punë
    për një nënë me tre femijë për dore se sa t’i cojë te pylli i madh 5km me tutje?
    Ndoshta bimësia s’duhet përdorur si fasadë mbi sfondet e murta qe i kemi ngritur vetes?
    Ndoshta, s’e di, ne vënd që të mbjellim një shkurre para derës
    sa për të larë gojën, duhet ta ndjejmë pak natyrën?

     

    Për T.J.C  nga Endri  Kiçaj

    https://www.facebook.com/endri.kicaj

    foto : T.J.C_S.Muraku

  • Hapësira ime për Jetën

    Hapësira ime për Jetën

    “Hapësira ime për Jetën” si një mjet për të inkurajuar qytetarët
    që të “gjelbërojnë” mjedisin e tyre.

    Shtrirja urbane dhe fragmentimi i hapësirave të gjelbra
    dikojnë në zhdukjen e biodiversitetit dhe në rritjen e ndryshimeve klimatike.

    T.J.C do t’ju udhëheqë në dizajnimin dhe krijimin e hapësirës tuaj të gjelbër,
    pra të zgjidhni një temë për kopshtin tuaj.

    Në varësi të interesave tuaja personale dhe madhësisë së zonës që keni në dispozicion,
    mund të zgjidhni një ose të gjitha temat e mëposhtme të kopshtit:

    1.Kopshti i biodiversitetit promovon kultivimin e bimëve vendase dhe adoptimin e metodave
    kulturore miqësore me mjedisin.
    Kjo do të tërheqë një gamë të gjerë të faunës së dobishme në kopshtin tuaj.


    2.Kopshti i shpendëve ofron një hapësirë që do të tërheqë zogjtë,
    një kopsht ku ata mund të ushqehen dhe strehohen gjatë gjithë vitit.


    3.Oazë monarkësh do të transformojë kopshtin tuaj
    në një vend për të vëzhguar flutura të shkëlqyera.


    4.Kopshti i ngrënshëm ju fton të rritni një shumëllojshmëri të bimëve
    që ushqehen si kopshtarin dhe kafshët e egra. Simpatik, i dobishëm dhe i shijshëm!

    Përgatitur nga T.J.C _ S.M
    Për çdo propozimin tuaj ju mund të na kontaktoni.

  • Kaktuset në ballkonet dhe kopshtet tuaja.

    Kaktuset në ballkonet dhe kopshtet tuaja.

    Kaktuset gjithmonë kanë një tërheqje të veçantë për shkak të formave të tyre
    shpesh shumë të çuditshme si dhe origjinës ekzotike.

    Këto bimë mund të jenë mjaft të thata në pamje të parë, por disa lloje
    të tyre çelin lule nga më spektakolaret.

    Koleksioni I hijshëm i Kopshtit Botanik në Montereal përshfin afër 40 familje,
    305 gjini si dhe mbi 1.500 lloje të ndryshme të ndarë në dy sera të mëdha
    të hapura për vizitorët dhe një serë tjetër shërbimi.

    Shumica e specieve në këtë koleksion i përkasin familjeve :

    Cactaceae (700 lloje),


    Aizoaceae (170),


    Crassulaceae (160)


    Liliaceae (115),


    Agavaceae (60)


    dhe Euphorbiaceae (70).

    Kaktuse të tjera i përkasin familjeve të tjera si
    Apocynaceae, Asclepiadaceae, Asteraceae dhe Bromeliaceae.

  • Lart mbi taraca.

    Lart mbi taraca.

    Një kulturë e re po vjen dhe në qytetin e Tiranës, ku hapsira të mëdha tarracash nëpër qëndra banimi
    kanë potencialin të kthehen në kopshtarinë private të banorëve të zonës.

    Ashtu sikurse ndërtesat ngrihen papritur nga toka si kërpudha, atëherë do ishte e drejtë që catitë
    e tyre të mbuloheshin me një shtresë toke dhe bimësie. Sigurisht kjo nuk është një metodë se si ne
    jemi mësuar të ndërtojmë, përkundrazi ne i marrim tokës hapsirat e saj të gjelbra për të ndërtuar.
    Po të shohim Tiranën në një pamje ajrore, kulmi i saj është një shkretëtirë e bërë nga njeriu.

    Teknikisht këto sipërfaqe bëjnë një kontrast të dhunshëm të temperaturës, erërave të hidhura dhe
    një antipati ndaj ujit. Psikologjikisht janë hapsira pa jetë, ku janë fshehur të gjithë depozitat
    dhe askush nuk di si ti shfrytëzoje.

    Rasti i zonjës Miranda Guri është nje shembull shumë i mirë për ne; po të dilni tek Pazari i Ri,
    afër lagjes që ne e njohim ndryshe si “Tregu biçikletave”, të ngrini kokën lart
    mbi një pallat të vjetër me tulla, do shihni një terrace të bukur mbushur me lule.
    Nje kopësht në qiell. efekti është shumë herë më i bukur se ç mund të përcjellim me fotografi.

      

      

    Kjo mënyrë e sjelljes në jetë të taracave nuk është dicka e re.
    Një mënyre jetese mëse e zakonshme në vënde të ndryshme të zhvilluara në botë.
    Por në dekadat e fundit arkitetët, ndërtuesit dhe palnifikuesit e qytetit kanë filluar
    tu japin rëndësi. Po kjo nuk do arrihej pa ndihmën e një komuniteti që e përkrah këtë ide dhe
    fillon te kuptojë rëndësinë, duke shtruar pyetjen
    “Pse nuk e shëndërrojmë dhe ne tarracën e pallatit në një kopësht të vërtetë?”

    Teknologjia është vetëm një pjesë e ngurimit.
    Membranat e papërshkrueshme nga uji tani e bëjnë më të lehtë hartimin e sistemeve
    të catisë së gjelbër që kapin ujin e shiut për ujitje dhe lejojnë kullimin,
    në këtë mënyrë ndihmojnë hapsirën për rritjen e bimësisë. Në raste të tjera,
    kompozimi i vazove me lule do ishte akoma më i thjeshtë.

    Nga Tirana Jungle City
    Përgatiti : Suada Muraku

  • Green Village

    Green Village

    Zhvillues : Greenstep

    Vendodhia : Kepi Rodonit, Shqipëri

    Nga Arkitekti. E projektuar për gadishullin kodrinor të Kepit Të Rodonit.
    Një pozicion i mahnitshëm dhe pamje nga Deti Adiratik.
    E shkëputur në një zonë private, larg zhurmave dhe mbipopullimit të bregdetit,
    vetëm disa hapa larg plazhit privat. Eshtë dizenjuar për ti dhënë klientëve
    ndjenjën e përsosur klimatike, pavarsisht sezonit.
    Projektuar si një iniciativë Agro-Turismi që zbaton kultivimin e mjaltit,
    vajin e ullirit tradicional Extra Virgin, frutat dhe perimet e rajonit.

    Megjithëse ne ofrojmë një dizajn futurist, ne jemi të lidhur ngushtë me Traditën më të mirë Shqiptare.
    Materialet e ndërtimit kanë dalë me përkushtim dhe pasion nga Burimet Shqiptare.
    Ashtu si ne besojmë në përsosmërinë, zejtarinë dhe vëmendjen ndaj çdo detaji,
    ne besojmë në dizajn të qëndrueshëm.  

       

    Vilat janë vendosur në mënyrë të tillë që të ofrojnë pamje të përsosur
    dhe të papenguar mbi Detin Adriatik.
    Rreth kompleksit është ndërtuar një kopësht i vërtetë me një shumëllojshmëri bimësie të zonës.

    Mund të themi se ky projekt, me pak imagjinatë nga projektuesit ka shëndërruar
    hapsirat e pashfrytësueshme, si në rastin e tarracave, në kopshte të gjelbëruara.
    Arkitektura konsiston në ruajtjen e formës së kodrave të Rodonit,
    duke u zhvilluar nën tokë dhe duke përballur fasadat kryesore
    me detin për të ofruar pamje panoramike.

    Për më shumë ju mund të lexoni në :http://greenstep.al/

  • Mëso nga natyra !

    Mëso nga natyra !

    Njerëzit janë të mënçur, por duke mos i dhënë rëndësi,

    kemi krijuar problem masive të qëndrueshmërisë për gjenerata të tëra.

    Për fat të mirë, zgjidhjet për këto sfida globale janë gjithcka rreth nesh.

    #TiranaJungleCity është një projekt që kërkon zgjidhje për këto sfida njerëzore.

    Duke përkrahur modelet e duhura dhe ofruar strategji.

    Qëllimi është krijimi i modeleve të reja , mënyrave të reja të jetesës .

    Ideja kryesore është se natyra tashmë ka zgjidhur shumë nga problemet

    me të cilat jemi përballur. Kafshët , bimët dhe mikrobet janë inxhinierët e përkryer.