E dua atë imazh, jo vetëm në pallatin tim!
Ngrihem me përtesë për të nisur një ditë të lodhshme thuajse si gjithmonë.
Dal nga shtëpia duke zbritur shkallët me nxitim. Te hyrja shoh rojen e pallatit.
Arrij t’i dalloj flokët e thinjura mbi një nga vazot e shumta të luleve që kemi në katin përdhe.
Ishte duke u kujdesur për to dhe diçka po këndonte nëpër dhëmbë.
Buzëqesh duke e përshëndetur. Me pëlqen ai imazh. Ai midis luleve. Kaq shumë lule.
Madje dhe disa pemë. Ai kujdeset çdo ditë për to.
Largohem për të vazhduar ditën time të rrëmujshme.
Rruga para meje është gjithë baltë.
Ra shi dje.
Shoh njerëz duke ecur
dhe duke shkelur gjethet e pemëve të rëna nga era.
Më rivjen në mendje imazhi i rojes së pallatit tim.
Sa do të doja që të njëjtin imazh ta shihja të përsëritur gjithëandej
Pas 8 orësh punë dhe 1 orë kafe me duhej të kthehesha në shtëpi sërish.
Po tërhiqja këmbët zvarrë dhe po e mbaja kokën poshtë.
Derisa mbërrita poshtë pallatit.
Duke ngjitur shkallët dalloj sërish flokët e thinjura.
Ishte në këmbe tashmë, duke parë të gjitha lulet. Po buzëqeshte sërish.
E dua ate imazh. Jo vetëm në pallatin tim.
Përgatitur nga T.J.C