Kopshtet në shkollat tona.

Fondacioni EDS në bashkëpunim me Projektin Green-AL “Fuqëzimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri” nis bashkepunimin e saj me projektin: TIRANA JUNGLE CITY.

Në shekullin e 21-të teknologjia është kryefjala e ditës për të gjitha moshat. Krahas zhvillimit të teknologjisë, shoqëria ka nevojë gjithnjë e më tepër për natyrën dhe ato cka ajo na ofron. Prania e saj në jetën e njeriut modern është relativisht e ulët. Për të përforcuar lidhjen e njeriut me natyrën vijnë në ndihmë mekanizma ose iniciativa me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë që ka natyra dhe ruajtja e mjedisit, si dhe rëndësinë që ka kontributi i gjithsecilit në zhvillimin e një qyteti të qëndrueshëm e miqësor ndaj mjedisit. Me fokus kryesor, projekti konsiston në ndërmarrjen e një iniciative në shkollat 9-vjecare të Tiranës. Kjo iniciativë ka në bazë edukimin e fëmijëve të klasave të para mbi kopshtarinë, produktet dhe benefitet e saj përmes veprimtarive për mbjelljen, rritjen dhe mësimit rreth bimëve të ndryshme dekorative ose për konsum, në struktura të vecanta të ndëtuara enkas për to si kopshte apo sera. Duke e parë në shkallë më të madhe, implementi i këtij projekti do të rriste në mënyrë direkte sipërfaqet e gjelbërta në qytet duke patur kështu impakt të drejpërdrejtë në mjedis.

Link: http://www.co-plan.org/en/?fbclid=IwAR3jBvylP-fEGNWR1WzvLlF3bFrc_C4Qt6SAEnrzbmixLW_7lXq93SDtF-E

Urojmë që synimi ynë të mos jetë vetëm zbatimi i projektit por edhe vazhdimesia e saj si një instrument kryesor për ndryshimin e mardhënies Qytetar – Mjedis

Falenderojmë finacuesit e këtij projekti; Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me organizatat CISP Venezuela, Vis Albania si dhe COSV NGO.

Link: http://developmentofpeoples.org/

Link: https://www.cosv.org/?fbclid=IwAR2SHTMnW-Wed3U9h3K4SbqsyiFJ7n61byn_1VQUBl9R5oB0jMdQb1UV92k

Link: http://www.volint.it/vis/albania?fbclid=IwAR1vjvcMnEFhoVIs5Pq_mFuIJ7cF2e7q0jFf9L947-DrRZR4aXahSvdhi9g