TJC BOOK

Fondacioni EDS në bashkëpunim me Projektin Green-AL “Fuqëzimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri” nis bashkepunimin e saj me projektin: TIRANA JUNGLE CITY.
Në shekullin e 21-të teknologjia është kryefjala e ditës për të gjitha moshat. Krahas zhvillimit të teknologjisë, shoqëria ka nevojë gjithnjë e më tepër për natyrën dhe ato cka ajo na ofron. Prania e saj në jetën e njeriut modern është relativisht e ulët. Për të përforcuar lidhjen e njeriut me natyrën vijnë në ndihmë mekanizma ose iniciativa me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë që ka natyra dhe ruajtja e mjedisit, si dhe rëndësinë që ka kontributi i gjithsecilit në zhvillimin e një qyteti të qëndrueshëm e miqësor ndaj mjedisit. Me fokus kryesor, projekti konsiston në ndërmarrjen e një iniciative në shkollat 9-vjecare të Tiranës. Kjo iniciativë ka në bazë edukimin e fëmijëve të klasave të para mbi kopshtarinë, produktet dhe benefitet e saj përmes veprimtarive për mbjelljen, rritjen dhe mësimit rreth bimëve të ndryshme dekorative ose për konsum, në struktura të vecanta të ndëtuara enkas për to si kopshte apo sera. Duke e parë në shkallë më të madhe, implementi i këtij projekti do të rriste në mënyrë direkte sipërfaqet e gjelbërta në qytet duke patur kështu impakt të drejpërdrejtë në mjedis.
Link: http://www.co-plan.org/en/?fbclid=IwAR3jBvylP-fEGNWR1WzvLlF3bFrc_C4Qt6SAEnrzbmixLW_7lXq93SDtF-E
Urojmë që synimi ynë të mos jetë vetëm zbatimi i projektit por edhe vazhdimesia e saj si një instrument kryesor për ndryshimin e mardhënies Qytetar – Mjedis
Falenderojmë finacuesit e këtij projekti; Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me organizatat CISP Venezuela, Vis Albania si dhe COSV NGO.
Link: http://developmentofpeoples.org/
Link: https://www.cosv.org/?fbclid=IwAR2SHTMnW-Wed3U9h3K4SbqsyiFJ7n61byn_1VQUBl9R5oB0jMdQb1UV92k
Natyra duhet të ndërveprojë me strukturën në nje mënyrë “green over the gray”-cit. Emilio Ambasz
Natyra është një pjesë e rëndësishme në jetën e njerëzve.
Projekti Tirana Jungle City po ndërton dhe instalacione në Tiranë, për të lidhur kryeqytetasit me natyrën. Duke shfaqur asetet e gjelbra të qytetit, do të kontribuojë në një qytet më rezistent dhe më të qëndrueshëm. “Imagjinojmë një arkitekturë që lind së bashku me natyrën dhe nuk e konkuron atë.” Programi i ndërgjegjësimit dhe edukimit të popullsisë mbi cilësinë e ajrit dhe rëndësinë që ai paraqet për shëndetin, me qëllim që të influencohet sjellja individuale ndaj ndotjes së ajrit. (Në Tiranë niveli i përqëndrimit të PM10 është i lartë dhe kapërcen normën, kemi dhe grupe të ndjeshme që përfshin të sëmurët me probleme frymëmarrje dhe fëmijët)
Gjelbërimi në hapsira urbane përmirëson gjendjen emocionale të komunitetit. Eshtë e rëndësishme që në vende ku ka rritje jo të lartë ekonomike të ‘prezantohet’ art dhe vegjetacion pasi rrit dëshirën për të marrë nisma të reja dhe krijon një frymë të re në rutinën e përditëshme. Nga eksperienca botërore ka zakonisht rezultate pozitive.
Ndërtimi i një instalacioni që do të na shërbej për sensibilizimin e njerëzve ndaj këtij qëllimi. Përkrahjen ndaj modeleve të reja, mënyrave të reja të jetesës. Reklama e hapur sjell një inovacion dhe arrin të prekë njerëzit vizualisht dhe jo vetëm virtualisht.
Modulet e krijuar në instalacionin e Stacionit Xhungël, mund të gjejnë vend dhe në pika të tjera stacionesh në Tiranë. Me anë të këtij projekti më të thelluar brenda institucionit të Bashkisë së Tiranës synojmë që ti jap zonës specifike në studim një imazh të ri Jungle.
E ndërtuar në 1970.
Tani tarraca e gjelbër tek “9-katëshet”
Nisi kjo dëshirë e luleve si fëmijë i rritur në lagjen e njohur Tiranase të Saraçve,
karakteristike shtëpi e zonës ku nuk mungon asnjëherë “baçja”-tregon
Filozofia e tij qëndron se, njeriu në fillim duhet të dojë lulet, kafshët, e më pas veten.
“Lulja është jetë, shikoje atë lulen e kuqe që kam në ballkon sa e bukur është,
si mos ta duash të mbushësh shpinë plot me to?!”
“Për 6 muaj me rradhë më duhej të zbukuroja gjithë shtëpinë për ti bërë surprizë gruas.
Taracëm nuk mund ta shihja dot me sy ashtu siç ishte, me duhej të mbillja lule patjetër.
Si fillim mbolla rrush, i mora këto dhuratë nga Toskana, pastaj me kalimin e viteve,
mora limona dhe peme te tjera frutore. Habiteshin se si ketu sipër mbi beton munda të merrja
limona të freskët e të shëndetshëm e të përgatisja limonata nga tarraca.”
Ndertimi
-Në fillim ngrita beton, 40cmm , mjaftueshëm për rrënjët e një frutori.
Duke qënë se mungonte izolimi si duhej, asokohe kam bërë vetë izolimin e tarracës
me zift dhe me pas kam bërë dhe drenazhimin që mos të krijoja
problem tek familjet e tjera.
Sot
-Sot që më marrin në intervistë, gëzohem që dikujt po i pëlqen dhe do të më bëjë shembull
tek të tjerët, pasi në fillim mu desh të ndeshesha me policë, sepse sipas tyre nuk lejohej
diçka e tillë, kushedi çkujtonin se po kurdisja – qesh,
Cdo gjë e ndërtuar dhe e kuruar nga vete Prof. Saraçi.
Për të, iniciativa të tilla duhen bërë kushte ndërtimi,
ligj, dhe të gjithë duhet ti japim tokës atë çfarë i marrim.
Arkitektet po i harrojnë nevojat jetësore për natyrën, gjelbërimin,
kopshtaritë që imponojnë një sens qetësie në ambientet e tyre ashtu si
në vendet ku banojnë por dhe aty ku punojnë.
Përgatiti_ S.A.Muraku