Habiteshin se si ketu sipër mbi beton munda të merrja limona të freskët e të shëndetshëm e të përgatisja limonata nga tarraca.
E ndërtuar në 1970.
Tani tarraca e gjelbër tek “9-katëshet”
Nisi kjo dëshirë e luleve si fëmijë i rritur në lagjen e njohur Tiranase të Saraçve,
karakteristike shtëpi e zonës ku nuk mungon asnjëherë “baçja”-tregon
Filozofia e tij qëndron se, njeriu në fillim duhet të dojë lulet, kafshët, e më pas veten.
“Lulja është jetë, shikoje atë lulen e kuqe që kam në ballkon sa e bukur është,
si mos ta duash të mbushësh shpinë plot me to?!”
“Për 6 muaj me rradhë më duhej të zbukuroja gjithë shtëpinë për ti bërë surprizë gruas.
Taracëm nuk mund ta shihja dot me sy ashtu siç ishte, me duhej të mbillja lule patjetër.
Si fillim mbolla rrush, i mora këto dhuratë nga Toskana, pastaj me kalimin e viteve,
mora limona dhe peme te tjera frutore. Habiteshin se si ketu sipër mbi beton munda të merrja
limona të freskët e të shëndetshëm e të përgatisja limonata nga tarraca.”
Ndertimi
-Në fillim ngrita beton, 40cmm , mjaftueshëm për rrënjët e një frutori.
Duke qënë se mungonte izolimi si duhej, asokohe kam bërë vetë izolimin e tarracës
me zift dhe me pas kam bërë dhe drenazhimin që mos të krijoja
problem tek familjet e tjera.
Sot
-Sot që më marrin në intervistë, gëzohem që dikujt po i pëlqen dhe do të më bëjë shembull
tek të tjerët, pasi në fillim mu desh të ndeshesha me policë, sepse sipas tyre nuk lejohej
diçka e tillë, kushedi çkujtonin se po kurdisja – qesh,
Cdo gjë e ndërtuar dhe e kuruar nga vete Prof. Saraçi.
Për të, iniciativa të tilla duhen bërë kushte ndërtimi,
ligj, dhe të gjithë duhet ti japim tokës atë çfarë i marrim.
Arkitektet po i harrojnë nevojat jetësore për natyrën, gjelbërimin,
kopshtaritë që imponojnë një sens qetësie në ambientet e tyre ashtu si
në vendet ku banojnë por dhe aty ku punojnë.
Përgatiti_ S.A.Muraku