Si mund mund te kontribuojmë në të mirën e qyteteve tona.

Gati 30 vite më parë, arkitekti dhe urbanisti Fracnez Patrick Blanc, u bë pioner i ndërtimit
dhe promovimit të murit të gjelbër në Paris, për tu përhapur më vonë në të gjithë qytet e botës.
Tirana Jungle City e zgjodhi si shembull, se si nëpërmjet kreativitetit të tijë,
arkitekti ndërtoi struktura të thjeshta me anë të cilave mund të dekoronte muret
gjigande të qyteteve për tu dhënë atyre jetë dhe bukuri.
Këto struktura që rriten nëpër fasadat kallkane të qyteteve,
kanë ndihmuar në permirësimin e kushteve e jetesës brënda  mureve.
Ruajtjen e temperaturës së brendshme në dimër dhe fresikimin e saj
gjat muajve me diell të fortë.

Kompozimet e Blanc ishin pjesë e një sër ndëryhyrjesh që ai propozon në të mirë të qyteteve,
duke u dhënë theks më të madh rëndësisë së natyrës në qyetet e metropolizuara dhe betonuara.
Duke njohur rëndësinë dhe vlerën e hapsirave të gjelbra dhe kontributin e tyre
si në inpakt social, mjedisor dhe politikave urbane.

Londra, Singapori, Sao Paulo vazhduan të përdorin të njëjtvn teknikë
për të përmirësuar cilesinë e jetës urbane në ditët e sotme.

Ne qytetin e Sao Paulo, Movimento80 i krijuar në vitet 2013 është ideator
i kostruksionit prej 16.000 metra katror gjelbërim vertikal nëpër qytet

Në praktikë, kopshtet vertikale sjellin një seri përmirësimesh dhe te mirash, siç përmendën
uljen e temperaturave brënda ndërtimeve në ditë shumë të nxehta,
pastrimin e ajrit nga ndotjet e shumta dhe aftesinë
e riperdorimit te ujrave te shiut per vetemirmbajtjen e tyre.

E parë në një shkallë me të madhe urbane, ne mund te kontribuojmë në të mirën e qyteteve tona.

Hapat
1. Pasi percaktojmë murin mbi të cilin duam të ndërhymë, fillojmë presim në formate më të vogla
“batanije” izoluese që do të shërbej si mburojë e parë.
Madhesia e kesaj cope është e ndryshme në varësi të kompozimit që do të bëhet.

2. Përfocojmë këtë shtresë duke i bashkuar me çanta të krijuara me të njëjtin
material me trashësi të nevojshme për peshën e dheut dhe bimësisë që ato do të mbajnë brenda.

3. Bashkangjisim panelin e krijuar në mur duke përdorur ndarëse në mënyrë të tillë
që uji të mos depertojë ne mur.

4. E rëndësishme është zgjidha e ujitësve, ose kolektoreve të ujit.
Zgjidhjet janë të ndryshme në varësi të vëndit ku do të bëhet instalimi.
Nuk duhet harruar që panelet duhet të shpohen çdo 25 ose 30 centimetra dhe të sistemohen në mënyrë lineare,
në këtë mënyre do mund të krijojmë një dezeajnë të bukur me bimët që do vendosim në to.
Sugjerohet të ketë dhe një kohematës me prizën e ujit n
ë menyrë te tillë që të ketë një vaditje ne kohe të caktuar.

5. Mbasi të ketë mbaruar i gjithë instalacioni i nevojshëm për ruajtjen
dhe ushqimin e kopshtit vertikal, duhen mbyshur çantat një nga një me dhe
dhe bimet e perzgjedhura nga ne.
Bimët do të fillojnë të rriten dhe do të mbushin të gjithë murin,
duke e berë atë të duket si një shtresë homogjen.