Category: Editoriale

  • “Stacioni Xhungel”

    Natyra duhet të ndërveprojë me strukturën në nje mënyrë “green over the gray”-cit. Emilio Ambasz

    Natyra është një pjesë e rëndësishme në jetën e njerëzve.

    Projekti Tirana Jungle City po ndërton dhe instalacione në Tiranë, për të lidhur kryeqytetasit me natyrën. Duke shfaqur asetet e gjelbra të qytetit, do të kontribuojë në një qytet më rezistent dhe më të qëndrueshëm. “Imagjinojmë një arkitekturë që lind së bashku me natyrën dhe nuk e konkuron atë.” Programi i ndërgjegjësimit dhe edukimit të popullsisë mbi cilësinë e ajrit dhe rëndësinë që ai paraqet për shëndetin, me qëllim që të influencohet sjellja individuale ndaj ndotjes së ajrit.  (Në Tiranë niveli i përqëndrimit të PM10 është i lartë dhe kapërcen normën, kemi dhe grupe të ndjeshme që përfshin të sëmurët me probleme frymëmarrje dhe fëmijët)

    Gjelbërimi në hapsira urbane përmirëson gjendjen emocionale të komunitetit. Eshtë e rëndësishme që në vende ku ka rritje jo të lartë ekonomike të ‘prezantohet’ art dhe vegjetacion pasi rrit dëshirën për të marrë nisma të reja dhe krijon një frymë të re në rutinën e përditëshme. Nga eksperienca botërore ka zakonisht rezultate pozitive.

    Ndërtimi i një instalacioni që do të na shërbej për sensibilizimin e njerëzve ndaj këtij qëllimi. Përkrahjen ndaj modeleve të reja, mënyrave të reja të jetesës. Reklama e hapur sjell një inovacion dhe arrin të prekë njerëzit vizualisht dhe jo vetëm virtualisht.

    Modulet e krijuar në instalacionin e Stacionit Xhungël, mund të gjejnë vend dhe në pika të tjera stacionesh në Tiranë. Me anë të këtij projekti më të thelluar brenda institucionit të Bashkisë së Tiranës synojmë që ti jap zonës specifike në studim një imazh të ri Jungle.

  • Si mund mund te kontribuojmë në të mirën e qyteteve tona.

    Gati 30 vite më parë, arkitekti dhe urbanisti Fracnez Patrick Blanc, u bë pioner i ndërtimit
    dhe promovimit të murit të gjelbër në Paris, për tu përhapur më vonë në të gjithë qytet e botës.
    Tirana Jungle City e zgjodhi si shembull, se si nëpërmjet kreativitetit të tijë,
    arkitekti ndërtoi struktura të thjeshta me anë të cilave mund të dekoronte muret
    gjigande të qyteteve për tu dhënë atyre jetë dhe bukuri.
    Këto struktura që rriten nëpër fasadat kallkane të qyteteve,
    kanë ndihmuar në permirësimin e kushteve e jetesës brënda  mureve.
    Ruajtjen e temperaturës së brendshme në dimër dhe fresikimin e saj
    gjat muajve me diell të fortë.

    Kompozimet e Blanc ishin pjesë e një sër ndëryhyrjesh që ai propozon në të mirë të qyteteve,
    duke u dhënë theks më të madh rëndësisë së natyrës në qyetet e metropolizuara dhe betonuara.
    Duke njohur rëndësinë dhe vlerën e hapsirave të gjelbra dhe kontributin e tyre
    si në inpakt social, mjedisor dhe politikave urbane.

    Londra, Singapori, Sao Paulo vazhduan të përdorin të njëjtvn teknikë
    për të përmirësuar cilesinë e jetës urbane në ditët e sotme.

    Ne qytetin e Sao Paulo, Movimento80 i krijuar në vitet 2013 është ideator
    i kostruksionit prej 16.000 metra katror gjelbërim vertikal nëpër qytet

    Në praktikë, kopshtet vertikale sjellin një seri përmirësimesh dhe te mirash, siç përmendën
    uljen e temperaturave brënda ndërtimeve në ditë shumë të nxehta,
    pastrimin e ajrit nga ndotjet e shumta dhe aftesinë
    e riperdorimit te ujrave te shiut per vetemirmbajtjen e tyre.

    E parë në një shkallë me të madhe urbane, ne mund te kontribuojmë në të mirën e qyteteve tona.

    Hapat
    1. Pasi percaktojmë murin mbi të cilin duam të ndërhymë, fillojmë presim në formate më të vogla
    “batanije” izoluese që do të shërbej si mburojë e parë.
    Madhesia e kesaj cope është e ndryshme në varësi të kompozimit që do të bëhet.

    2. Përfocojmë këtë shtresë duke i bashkuar me çanta të krijuara me të njëjtin
    material me trashësi të nevojshme për peshën e dheut dhe bimësisë që ato do të mbajnë brenda.

    3. Bashkangjisim panelin e krijuar në mur duke përdorur ndarëse në mënyrë të tillë
    që uji të mos depertojë ne mur.

    4. E rëndësishme është zgjidha e ujitësve, ose kolektoreve të ujit.
    Zgjidhjet janë të ndryshme në varësi të vëndit ku do të bëhet instalimi.
    Nuk duhet harruar që panelet duhet të shpohen çdo 25 ose 30 centimetra dhe të sistemohen në mënyrë lineare,
    në këtë mënyre do mund të krijojmë një dezeajnë të bukur me bimët që do vendosim në to.
    Sugjerohet të ketë dhe një kohematës me prizën e ujit n
    ë menyrë te tillë që të ketë një vaditje ne kohe të caktuar.

    5. Mbasi të ketë mbaruar i gjithë instalacioni i nevojshëm për ruajtjen
    dhe ushqimin e kopshtit vertikal, duhen mbyshur çantat një nga një me dhe
    dhe bimet e perzgjedhura nga ne.
    Bimët do të fillojnë të rriten dhe do të mbushin të gjithë murin,
    duke e berë atë të duket si një shtresë homogjen.

  • Habiteshin se si ketu sipër mbi beton munda të merrja limona të freskët e të shëndetshëm e të përgatisja limonata nga tarraca.

    Habiteshin se si ketu sipër mbi beton munda të merrja limona të freskët e të shëndetshëm e të përgatisja limonata nga tarraca.

    E ndërtuar në 1970.

    Tani tarraca e gjelbër tek “9-katëshet”
    Nisi kjo dëshirë e luleve si fëmijë i rritur në lagjen e njohur Tiranase të Saraçve,
    karakteristike shtëpi e zonës ku nuk mungon asnjëherë “baçja”-tregon

    Filozofia e tij qëndron se, njeriu në fillim duhet të dojë lulet, kafshët, e më pas veten.


    “Lulja është jetë, shikoje atë lulen e kuqe që kam në ballkon sa e bukur është,
    si mos ta duash të mbushësh shpinë plot me to?!”

    “Për 6 muaj me rradhë më duhej të zbukuroja gjithë shtëpinë për ti bërë surprizë gruas.
    Taracëm nuk mund ta shihja dot me sy ashtu siç ishte, me duhej të mbillja lule patjetër.
    Si fillim mbolla rrush, i mora këto dhuratë nga Toskana, pastaj me kalimin e viteve,
    mora limona dhe peme te tjera frutore. Habiteshin se si ketu sipër mbi beton munda të merrja
    limona të freskët e të shëndetshëm e të përgatisja limonata nga tarraca.”

      

    Ndertimi
    -Në fillim ngrita beton, 40cmm , mjaftueshëm për rrënjët e një frutori.
    Duke qënë se mungonte izolimi si duhej, asokohe kam bërë vetë izolimin e tarracës
    me zift dhe me pas kam bërë dhe drenazhimin që mos të krijoja
    problem tek familjet e tjera.

      

    Sot

    -Sot që më marrin në intervistë, gëzohem që dikujt po i pëlqen dhe do të më bëjë shembull
    tek të tjerët, pasi në fillim mu desh të ndeshesha me policë, sepse sipas tyre nuk lejohej
    diçka e tillë, kushedi çkujtonin se po kurdisja – qesh,

         

    Cdo gjë e ndërtuar dhe e kuruar nga vete Prof. Saraçi.
    Për të, iniciativa të tilla duhen bërë kushte ndërtimi,
    ligj, dhe të gjithë duhet ti japim tokës atë çfarë i marrim.

     

    Arkitektet po i harrojnë nevojat jetësore për natyrën, gjelbërimin,
    kopshtaritë që imponojnë një sens qetësie në ambientet e tyre ashtu si
    në vendet ku banojnë por dhe aty ku punojnë.

    Përgatiti_ S.A.Muraku

     

  • Fituesi i #tiranajunglecity

    Fituesi i #tiranajunglecity

    Tirana Jungle City, gjatë muajve Maj – Qershor 2018 organizoi Konkursin me temë
    “Kopshti më i bukur në Tiranë” i cili kishte si qëllim që përmes fotografisë
    dhe rrjeteve sociale si instagram apo facebook, të percillte dëshiren e mirë
    për një qytet më të shëndetshëm, për ta bërë atë më tërheqës për vizitorët
    dhe turistët që vizitojnë qytetin.

     

       
    Me fotografitë që na prezantuan me kopshtet më të bukura në kryeqytet por dhe me pjesmarrjen
    e artistiti Anarkitekt u zhvillua ekspozita dhe festa “Jungle” ne ambientet
    e barit me “jungele” ne qytet Godina C.<
      

      

    Fotografia fituese u vlersua me një vlerë monetare përzgjedhur nga juria e TJC.

     
    E fotografuar në rrugën “Myslym Shyri”, Paula Kola, fituesja e konkursit përcolli mesazhin e bukur
    të rëndësisë së fasadës së gjelbër në kryeqytet,
    impaktin pozitiv dhe ndjesinë “jungle” që kjo banesë trasmeton.

    TJC falenderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs dhe të pranishmit në festë
    dhe ju fton të merrni pjesë edhe në aktivitet e rradhës.


    Mbrëmjen e së martës te Godina u kalua mes muzikes se mire,
    atmosferës unike që nuk mungon në të tilla raste.
    Per tu theksuar, pijet e përgatitura me ingredientë bio nga “Kopshti më i bukur”


       

    muraku

  • “ Mos i hidhni mbetjet, përdorini me kreativitet në veshje.”

    “ Mos i hidhni mbetjet, përdorini me kreativitet në veshje.”

    Këte muaj përhapja e Eko Modës u festua shumë burkur në Tiranë,
    duke festuar kohën, zhvillimet dhe shëndetin.

    Vërtetë të kujdesur për një përhapje elegante Eko, më shumë se një festë mode,
    ishte një mesazh i mrekullueshëm i përdorimit të burimeve natyrore.
      

     

    Pjesa jonë e preferuar për të qënë të përfshirë edhe në botën e eko-modës është ndjekja
    e efektivave të reja dhe vërtet të bukura të marra nga konsumet e përditshme.
      
    “ Mos i hidhni mbetjet, përdorini me kreativitet në veshje.”

       

    Modelet kishin veshur materiale të ricikluesheme, të ripërdorura.
    Gazeta, thasë, qese plastike, copa të vjetra ose të përdorua. Këtë vit
    ajo që ne na pëlqu më shumë ishtë përfaqësimi i natyrës nga veshja

    “Jungle” dizenjuar nga Rajmonda Zajimi.
        

    Modeli Eko ka dalë si një forcë kundërkulturore, duke u përballur me defektet në sistemin aktual
    dhe duke dhënë forcë dhe besim ndryshimeve jetësore.
    Ndërgjegjësimi ynë i vazhdueshëm shoqëror dhe mjedisor po riformon standarte të industrisë
    dhe risive frymëzuese në dizajn.
        

    Rasti i Eco Alternative Arts, tregon se etika dhe estetika mund të bashkëjetojnë,
    dhe industria e modës është një revolucion.

    ©Muraku

  • Të bësh zgjedhje realiste dhe te relaksohesh në Bujtinë.

    Të bësh zgjedhje realiste dhe te relaksohesh në Bujtinë.

    Arkitektura e Bujtinës së Gjelit ëshë nje nga dizajnet më frymëzuese dhe inspiruese në qytetin e Tiranës.
    Aftësia e familjes, të lidhur me artin shqiptar dhe vlerat tradicionale, ka bërë përzgjedhien e duhur
    të kulurës dhe ndëritimit popullor duke e kthyer vëndin në një ikonë.


      

    Ky ndërtim, nisur në vitin 1994, me çatitë e thyera, me përsëritjen e elementëve
    konkrete dhe të ngurtësuara, detaje te shumta guri, druri te punuara bukur dhe artizanale nga mjeshtrat shqiptarë.
      

    I gjithë ambienti thyen barrierat e ndërtimit masiv, duke ndarë me ne oborrin e brëndshëm
    ku dallohet qartë admirimi i familjes për natyrën.
    Përforcuar nga ballkonet dhe shkallët prej druri, korridoret e ngushta e të freskta.

    Muret e jashtme, të veshura me lloje të ndryshme bimësh tërheqin vëmëndjen dhe nxjerrin në pah një habitat të i ri
    dhe të shëndetshëm brënda në kryeqytet. Vjen si një rimëkëmbje hapsinore, duke përmbledhur poetikisht se ekzistojnë
    mënyra të tjera për t’iu qasur problemeve të jetës urbane.
    Të bësh zgjedhje realiste dhe te relaksohesh në Bujtinë.

      

    E rrethuar me kopshte dhe vegjitacion, duke krijuar një mardhënie midis ndërtesës dhe pushuesit,
    kështu transparenca e “perdeve të gjelbra” lejon një pamje drejt pshinës së oborrit, pra bën një ndarje të hapsirës publike,
    çlirimit të shikimit dhe krijimit të një intervali qetësues.

    Karakteri tradicional pasqyrohet në të gjithë ambientin.
    Por ajo që e udhëheq është xhungla e gjelbër në zemër të ndërtimit, duke treguar respektin për natyrën.



    Bujtina e Gjelit “It’s a Jungle”
    Përgatiti_ S.A.Muraku

  • Perandoria e Gjelbër !

    Perandoria e Gjelbër !

    Dëgjuam se ky ambient “Sofra e Ariut”  është  fitues i çmimit “Perandoria e Shijeve Nderkombetare” në 2011,
    por pas vizites tonë  në  ambientet e lokalit me shumë  dëshirë  i japim dhe çmimin “Perandoria e Gjelbër”

    Sofra e Ariut ndodhet në parkun kombëtar të Kodrave te Liqenit.
    Ndërtuar në natyrë, drruri masiv, i erret dhe misterioz, të rikthen provojat dhe kujtimet
    e një shëtitjeje në pyll.
      

    Dhjetra klient vinë çdo ditë për të konsumuar kafen e mëngjesit pranë natyrës.
    Edhe pse të rikujton qetësinë e ecjeve në pyje, ajo përsëri bëhet një prag provojash
    falë ambienteve kreative që ofron.

    Hapsira fiton shkallë dhe prespektivë të bukur fal madhështisë së bimëve kacavjerrëse,
    që i japin kuptim dhe emocion për të gjithë të dashuruarit me natyrën.

    Çdo gjë pasqyron përkujdesjen e gjithë stafit, duke përcjell tek ne një imazh “Jungle”.

    Peisazhi është i gjallë.
    Ndërtimi arkitektonik bëhet njësh me natyrën, këtë ajo e trasmeton nëpërmjet ndërtimit prej druri,
    që e karakterizon dhe e unifikon “Sofrë n e Ariut”.
      

    Materialet natyrore zbulojnë moshën dhe tregojnë rëndësinë që ka natyra në këtë ambient.

        

    Dizajni synon një eksperiencë gjithëpërfshirëse natyrore, të ndërthurur me kohën dhe kujtesën.

    Sofra e Ariut me pak fjalë “It’s a Jungle” !!!

  • Një kulturë e re jetese, brenda Godinës C.

    Një kulturë e re jetese, brenda Godinës C.

    Krijimi i kopshtit në mjediset e “Godinës” ishte një fillim i mbarë.
    Bujqësia dhe kopshtaria, të ushqyerit bio kanë ndikuar si tek “Humans of Godina”
    por dhe tek banorët e zonës.

    Një mjedis i shëndetshëm do të thotë, bimësi e shëndetëshme, kafshë të shëndetëshme,
    njerëz të shëndetshëm pra një ekosistem i tëri i shëndetshëm dhe si pasojë dhe një ekonomi e shëndetshme.
      

    TJC përkrah gjithmonë modelet e duhura si Godina C, që na mësojnë,
    strategjite dhe rëndësinë e të jetuarit si në “Jungle”.

    Vendet e gjelbëruara nuk janë një luks, ato janë thelbësore për mirqënien tonë.
    Krijimi i kësaj xhungle konkrete do të thotë jetë, sikur dhe për efektin qetësisë që ka,
    kur ti ulesh të konsumosh diçka.

    Mesaduket Arkitekti dhe pronari përkrahën një ide të përbashkët: për të mbrojtur pemët.

    Ndërtimi duket se është përcaktuar në bazë të kushteve të vendit, lartësia ekzistuese është zgjidhur bukur,
    natyra ka rëndësinë kryesore dhe drita natyrale deporton në të gjithë hapsirën e oborrit.

     

     
    Mbi këtë bazë, ndërtimet me kujdes apo dhe dezajnji ndërtuar rreth pemëve e bëjnë këtë vend kaq unik.
    Në të njëjtën kohë, materialet e përdorura, detajet strukturore, kanë krijuar një harmoni me njëra-tjetrën.

     

     

    TJC ju prezanton me kete mjedis të shëndetshëm  për të gjithë .Godina C “IT’s a Jungle”

     

     

  • Konkursi Junglecity

    Konkursi Junglecity

    Konkursi synon që përmes fotografisë dhe rrjeteve sociale si instagram apo facebook
    të percjellë dëshiren e mirë të një qyteti më të shëndetshëm.

              

    Me fotografitë që na prezantojnë me kopshtin më të bukur në kryeqytet do të hapet një ekspozitë.
    Gjithashtu fotografia fituese dhe kokpeshti me i bukur do të vlersohet me një vlerë monetare
    përzgjedhur nga juria e TJC.

    Mund të merrni pjesë duke postuar foton nën hashtagun #tiranajunglecity.

  • Bujqësia urbane po lulëzon në Paris.

    Bujqësia urbane po lulëzon në Paris.

    E gjitha filloi kur kryebashkiaku i qytetit, Anne Hidalgo, e cili u zgjodh në 2014, shpalli synimin e saj
    për ta bërë Parisin një qytet më të gjelbër. Qeveria e Parisit iu përgjigj thirrjes së saj në vitin 2016
    duke nisur Parisculteurs, një projekt që synon të mbulojë çatitë dhe muret e qytetit me 100 hektarë bimësi
    deri në vitin 2020. Një e treta e hapësirës së gjelbër sipas planit të saj duhej  dedikuar bujqësisë urbane.


    Deri më tani, 74 kompani dhe institucione publike kanë nënshkruar një kartë për të bashkëpunuar
    në zhvillimin e bujqësisë urbane.

     

    “Paris jo vetëm ka për qëllim të prodhojë fruta dhe perime, por edhe planifikon të shpikë një model të ri urban …
    Qytetarët duan mënyra të reja për t’u përfshirë në shpikjen e qytetit dhe të jenë kopshtarë”,
    thotë Penelope Komites, nënkryetare e Parisit, e cila është përgjegjës për parqet e qytetit
    dhe hapësirat e gjelbërta.


    La Recyclerie ndërtoi një nga fermat më të mëdha urbane në qytet – para se Parisi të kishte filluar projektin e saj.
    Kjo kafene komode në një stacion të vjeter treni është në zemër të një ferme prej 1,000 metër katrorësh
    (rreth 10,760 metra katrorë).
    Prodhon mbi 150 bimë dhe kultura të ndryshme, të tilla si bizele dhe patate, të cilat përdoren në kafene.

    “Është e pabesueshme që mjalti ynë urban është më i mirë se ai rural, por kjo për shkak se ne nuk përdorim
    asnjë pesticid në lule dhe bimë tona”, thotë Marion Bacahut, kreu i programimit në La Recyclerie.
    “Ne duam t’u tregojmë njerëzve se është e mundur të fermohet në një mjedis urban dhe është e lehtë të jetosh
    në mënyrë ekologjike. Ne po luajmë një rol të madh në ndërtimin e qytetit më të gjelbër”.

    La Chambeaudie Farm,
    e drejtuar nga fillimi i bujqësisë Aéromate, ndodhet në një çati prej 500 metrash (5.380 metra katrore) të një qendre mjekësore
    në pronësi të Paris Metro (RATP) në rrethin e 12-të – një rreth në lindje të Parisit bregun e djathtë të lumit Seine.


    Michel Desportes dhe Louise Doulliet, bashkë-themeluesit e Aéromate që janë të dy në te 20-at e tyre,
    paraqitën një propozim në qytetin e Parisit kur filluan Parisculteurs.
    Aplikimi i tyre për dhënien me qera taracat, me një kontratë midis dy palëve në vend, u miratua pas gjashtë muajsh.
    Sot, ne La Chambeaudie rriten më shumë se 40 lloje bimësh, të cilat shiten në restorante dhe dyqane ushqimore.
    Ferma përdor një sistem hidroponik, i cili rrit bimët në ujë të pasuruar me ushqyes, në vend të tokës –
    uji mund të riciklohet për të reduktuar mbeturinat.

    Sot, Paris numëron rreth 15 hektarë të bujqësisë urbane.
    Për të arritur qëllimin e saj prej 30 hektarësh para 2020 është një sfidë.
    Por ka shumë projekte në punë.