Të bësh zgjedhje realiste dhe te relaksohesh në Bujtinë.
Arkitektura e Bujtinës së Gjelit ëshë nje nga dizajnet më frymëzuese dhe inspiruese në qytetin e Tiranës.
Aftësia e familjes, të lidhur me artin shqiptar dhe vlerat tradicionale, ka bërë përzgjedhien e duhur
të kulurës dhe ndëritimit popullor duke e kthyer vëndin në një ikonë.
Ky ndërtim, nisur në vitin 1994, me çatitë e thyera, me përsëritjen e elementëve
konkrete dhe të ngurtësuara, detaje te shumta guri, druri te punuara bukur dhe artizanale nga mjeshtrat shqiptarë.
I gjithë ambienti thyen barrierat e ndërtimit masiv, duke ndarë me ne oborrin e brëndshëm
ku dallohet qartë admirimi i familjes për natyrën.
Përforcuar nga ballkonet dhe shkallët prej druri, korridoret e ngushta e të freskta.
Muret e jashtme, të veshura me lloje të ndryshme bimësh tërheqin vëmëndjen dhe nxjerrin në pah një habitat të i ri
dhe të shëndetshëm brënda në kryeqytet. Vjen si një rimëkëmbje hapsinore, duke përmbledhur poetikisht se ekzistojnë
mënyra të tjera për t’iu qasur problemeve të jetës urbane.
Të bësh zgjedhje realiste dhe te relaksohesh në Bujtinë.
E rrethuar me kopshte dhe vegjitacion, duke krijuar një mardhënie midis ndërtesës dhe pushuesit,
kështu transparenca e “perdeve të gjelbra” lejon një pamje drejt pshinës së oborrit, pra bën një ndarje të hapsirës publike,
çlirimit të shikimit dhe krijimit të një intervali qetësues.
Karakteri tradicional pasqyrohet në të gjithë ambientin.
Por ajo që e udhëheq është xhungla e gjelbër në zemër të ndërtimit, duke treguar respektin për natyrën.
Bujtina e Gjelit “It’s a Jungle”
Përgatiti_ S.A.Muraku