“Stacioni Xhungel”

Natyra duhet të ndërveprojë me strukturën në nje mënyrë “green over the gray”-cit. Emilio Ambasz

Natyra është një pjesë e rëndësishme në jetën e njerëzve.

Projekti Tirana Jungle City po ndërton dhe instalacione në Tiranë, për të lidhur kryeqytetasit me natyrën. Duke shfaqur asetet e gjelbra të qytetit, do të kontribuojë në një qytet më rezistent dhe më të qëndrueshëm. “Imagjinojmë një arkitekturë që lind së bashku me natyrën dhe nuk e konkuron atë.” Programi i ndërgjegjësimit dhe edukimit të popullsisë mbi cilësinë e ajrit dhe rëndësinë që ai paraqet për shëndetin, me qëllim që të influencohet sjellja individuale ndaj ndotjes së ajrit.  (Në Tiranë niveli i përqëndrimit të PM10 është i lartë dhe kapërcen normën, kemi dhe grupe të ndjeshme që përfshin të sëmurët me probleme frymëmarrje dhe fëmijët)

Gjelbërimi në hapsira urbane përmirëson gjendjen emocionale të komunitetit. Eshtë e rëndësishme që në vende ku ka rritje jo të lartë ekonomike të ‘prezantohet’ art dhe vegjetacion pasi rrit dëshirën për të marrë nisma të reja dhe krijon një frymë të re në rutinën e përditëshme. Nga eksperienca botërore ka zakonisht rezultate pozitive.

Ndërtimi i një instalacioni që do të na shërbej për sensibilizimin e njerëzve ndaj këtij qëllimi. Përkrahjen ndaj modeleve të reja, mënyrave të reja të jetesës. Reklama e hapur sjell një inovacion dhe arrin të prekë njerëzit vizualisht dhe jo vetëm virtualisht.

Modulet e krijuar në instalacionin e Stacionit Xhungël, mund të gjejnë vend dhe në pika të tjera stacionesh në Tiranë. Me anë të këtij projekti më të thelluar brenda institucionit të Bashkisë së Tiranës synojmë që ti jap zonës specifike në studim një imazh të ri Jungle.