Jungle City – Një ide për një qytet të gjelbër

Tirana ofron shumë pak për qytetarët e saj dhe vizitorët.
Duhet të përpiqemi ta bejmë më tërheqëse dhe të jetueshme.
Kjo mund te arrihet duke lejuar natyrën të mbizotërojë mbi betonin
dhe mungesën e rregullit.
Le ta kthejmë Tiranen në një qytet të gjelbërt, plot jetë dhe të ardhme.
Një qytet që mbase një ditë do të vijnë nga mbarë bota për ta vizituar.

Tirana sot është kthyer në një xhungël urbane.
Në të vërtetë në një nga shumë përkufizimet e saj “Xhungla” përfaqëson një hapsirë pak të civilizuar ose të padisiplinuar jashtë kontrollit të qytetërimit.

Qëllimi jonë është ta kthejmë Tiranën nga një xhungël kaotike të betonuar dhe të ndotur në kuptimin original të kësaj fjale- në tokë të mbuluar nga vegjetim të dendur të dominuar nga pemët.

Projekti  “Tirana Jungle City” ka si objektiv të ndihmojë qytetin e Tiranës të bëhet i qëndrueshëm.
Të përshpejtojmë kalimin nga trazicion drejt një qyteti të pastër, të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe atraktiv. Le ta kthejmë të gjelbërimin në një pjesë të rendësishme të strukturës së qytetit tonë.

 

Advertisement