Category: Editoriale

  • Ti ke ne dore fuqine per te transformuar qytetin !

    Ti ke ne dore fuqine per te transformuar qytetin !

    Zgjidh një element të natyrës dhe bëhu protagonist i ndryshimit të qytetit tënd.
    Kjo iniciativë nuk kërkon guxim të madh, nuk kërkon shumë kohë dhe as shumë investim,
    por sjell ndryshime të rëndësishme për Tiranën.
    Projekti “Tirana Jungle City” ka si objektiv të ndihmojë qytetin e Tiranës
    që të bëhet i qëndrueshëm dhe të reduktojë gjurmët e karbonit.

  • Taracat e Gjelbëruara (Intensive)-Drnt. Ark. Anisa Abazaj

    Taracat e Gjelbëruara (Intensive)-Drnt. Ark. Anisa Abazaj

    Taracat e Gjelbëruara (Intensive)

    Skema e taracës së gjelbëruar intensive


    Rekomandohen për hapësira të vogla ose të mesme.

    Kjo tipologji është kryesisht e projektuar për të krijuar ambiente
    rekreative që të mund të shfrytëzohen nga njerëzit.
    Trashësia e nënshtresës duhet të jetë më e madhe (zakonisht më e madhe se 200mm)

    për një peshë me ngarkese midis120 (në rastet e pashfrytëzueshme)

    dhe 350 kg/m2 (në kapacitetin maksimal të ujit dhe në rastet e shfrytëzueshme).

    Kjo taracë lejon mbjelljen e një bimësie që rritet shumë në vijë ajrore,

    i llojit të hortikulturës, si kullosa, tapete të gjebëruar, lule që zgjaten apo shkurre.
    Kjo tipologji kërkon mirëmbajtje dhe ujitje të rregullt.

    Është e ngjashme me kopshtet tradicionale, ku mund të mbillet

    dhe kultivohet çdo lloj bimësie. Duke qenë se ka peshë të madhe,

    konstruksioni i saj duhet të jetë i duhuri (dimension/peshë/material).
    Këto lloje taracash janë të shkelshme, pra të shfrytëzueshme ose jo.

  • Taracat gjysmë Intensive – Drnt. Ark. Anisa Abazaj

    Taracat gjysmë Intensive – Drnt. Ark. Anisa Abazaj

    Taracat gjysmë Intensive

    Një tipologji e ndërmjetme përfshin karakteristika të përbashkëta të taracave intensive dhe të
    shtrira. Trashësia e nënshtresës është 80-200mm. Një gamë më e gjerë bimësh mund të përdoren,
    në krahasim me taracat e shtrira, duke përfshirë shkurre dhe pemëtore. Ujitja dhe mirëmbajtja
    varen nga speciet e bimëve të mbjella.

    Skema e taracës së gjelbëruar gjysmë intensive

     

  • Taracat e gjelbëruara. – Drnt. Ark. Anisa Abazaj

    Taracat e gjelbëruara. – Drnt. Ark. Anisa Abazaj

    Taracat e gjelbëruara të shtrira (ekstensive)

    Përdoren, në mënyrë të veçantë, për ndërtesat e dimensioneve të mëdha, në çatitë e pjerrëta dhe në
    banesat ekzistuese, për rastet kur trashësia e nënshtresës nuk është e mjaftueshme (deri në 200 mm),
    kur pesha e ngarkesës mund të shkojë nga 30 në 100kg/m2 (në kapacitetin maksimal të ujit).
    Mirëmbajtja nuk është e domosdoshme (ujitje vetëm në rastet e thatësirës së tejzgjatur), bimësia e së
    cilës është shumë rezistente (myshqe, rrënjë, bimësi të mëdha). Lartësia e bimësisë nuk duhet t’i kalojë
    20 cm dhe përzierja e disa llojeve i jep mundësi taracave të kenë pamje shumëngjyrëshe, që varion
    sipas stinës. Këto lloj taracash nuk janë të shkelshme (dhe nuk mund të kultivohet).

    Përbërja e rritjes
    Një zëvendësim i fabrikuar i plehut të tokës që përmban një raport të caktuar të
    materialeve organike dhe inorganike; projektuar posaçërisht për të siguruar
    gjelbërimin për taraca të gjelbërta, për zonën ku do rritet, ajrin, ujin dhe nivelin e
    lëndëve ushqyese, që ato kanë nevojë për të mbijetuar dhe njëkohësisht lehtëson
    lirimin e ujit të tepërt.

    Recycled crushed brick, expanded clay
    shale and composted organic material

     

  • Taracat – Drnt. Ark. Anisa Abazaj

    Taracat – Drnt. Ark. Anisa Abazaj

    Zonë e zbuluar e një ndërtese, e rrethuar me një parapet,

    për përdorim për qëllime të ndryshme,në mënyrë të veçantë ngjan me formën

    e një tarace/platforme, në majën e një ndërtese, që shërben si mbulesë, në vend të çatisë.

    Taracat e gjelbëruara
    Qëllimi i gjelbërimit dhe mbulimi i ndërtesave është një prej strategjive

    që kërkohetnga bioarkitektura për të limituar impaktin ambiental të ndërtimit.
    Bashkimi i nënshtresave dhe bimëve vegjetale mundëson realizimin e mbulesave
    relativisht të mirëizoluara, të mbrojtura nga ajri dhe uji,

    rezistente ndaj erës dhe zjarrit. Kjo mund të realizohet me materiale lehtësisht të disponueshme.

     

    Ky sistem mundëson reduktimin e nevojës për energji të ndërtesës dhe njëkohësisht të emetimit të CO2,

    por, gjithashtu, ka avantazhe të tjera ekonomike dhe ekologjike:

    􀂾përthith përkohësisht shirat dhe i lëshon gradualisht, duke evituar mbushjen

    e tepër të tubave, të sistemit të kullimit dhe redukton përmbytjet që konsiderohen

    dhe një nga problemet e shekullit të 21;
    􀂾filtron papastërtitë urbane dhe redukton dioksidin karbonik;
    􀂾filtron ujin e papastër të shiut;
    􀂾ftoh ajrin për avullim-transpirimin e avullit të ujit;
    􀂾ul shpejtësinë e erës;
    􀂾përmirëson cilësinë e ajrit
    􀂾ndihmon në zgjidhjen e ekosistemit të kafshëve

    në mjediset urbane dhe rikrijon habitate/ekosisteme të humbura gjatë ndërtimit;

    􀂾redukton transmetimin e zhurmës brenda në ndërtesë;
    􀂾krijon efekt freskues i cili çon në reduktimin e efektteve të “ngrohtësisë së ishujve urbanë”;
    􀂾rrit inercinë termike të mbulesës; rrit masën termike

    dhe bashkë me efektin freskues të avullimit, mund të reduktojë nevojën për energji në verë;
    􀂾rrit jetëgjatësinë e mbulesës;

    􀂾të kombinuara me panele fotovoltaike (PV) ato mund të përmirësojnë

    prodhimin e energjisë të (PV), falë efektit freskues së tyre;
    􀂾është një instrument i ri i gjuhës arkitektonike;
    􀂾krijon hapësira rekreative;
    􀂾përmirëson pamjen estetike të ndërtesave;

    përgatiti : Drnt. Ark. Anisa Abazaj

  • Kopshtaria është terapia më e mirë.

    Kopshtaria është terapia më e mirë.

    Je gati të bëhesh pjesë e një kulture të re jetese?

    Dëshiron të bashkohesh, të japësh ndihmën tënde por nuk di si të fillosh?

    Krijimi i kopshteve në shtëpitë tuaja është një fillim i mbarë.

    Por si ta mirëmbash atë?

    Këtu janë 5 teknika se si mund të punosh për një tokë më të mirë dhe bimë të shëndetëshme.

    5 mënyrat për të krijuar kopshtin ideal në shtëpinë tuaj.

    1.Si fillim. Hapni vrimat e vogla për farat dhe bëni vrima më të mëdha për fidanët.

    2.Mbajini barërat e këqija. Coptojini ato dhe shpërndaheni si pleh.

    Në këtë mënyrë do të krijoni një tokë më të pasur në lëndë ushqyese.

    3.Rritja e bimëve të ndryshme, bën qe toka të jetë më e fuqishme dhe jetëgjatë.

    4.Mbillni bimë bimore. Rrënjët e këtyre bimëve shkojnë thellë nën tokë,

    duke shtuar vlerat ushqyese. Lulëzimi I tyre ndihmon rritjen e insekteve të dobishme

    5.Shtoni pleh. Plehu u tregon bimëve se është në rregull nëse ato tregohen dembele.

    Pasi ju tani keni shtuar një sasi karboni dhe mikrobesh që bimëve u nevojitet për tu ushqyer.

    Duke  u dedikuar pak orë nga dita juaj, mund të krijoni fare lehtë habitatin më të shëndetshëm

    brënda shtëpisë tuaj. Kërko ndihmë dhe bashkpunim dhe nga fqinjët 😉 …

  • ” Per me shume bebe te shendteshme”

    ” Per me shume bebe te shendteshme”

    Projekti me i fundit nga EDS Foundation.

    “Per me shume bebe te shendetshme” Mbledhja e fondeve per blerjen e nje aparature eko ( ultrasound).

    Kjo aparature eshte parashikuar te vendoset ne Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik Koço Gliozheni I cili eshte nder qendrat universitare me te medha ne SHqiperi.

    Do krijoje kushte optimale ne diagnostikimin ne kohe dhe me saktesi anomalive te ndryshme.

    Do jete ne sherbim te komunitetit te gjere.

    Permireson Punen e mjekeve duke reduktuar gabimet ne diagnostikim.

    Informacione te metejshme do publikohen ne websiten

    Kryefaqja