Taracat e Gjelbëruara (Intensive)-Drnt. Ark. Anisa Abazaj

Taracat e Gjelbëruara (Intensive)

Skema e taracës së gjelbëruar intensive


Rekomandohen për hapësira të vogla ose të mesme.

Kjo tipologji është kryesisht e projektuar për të krijuar ambiente
rekreative që të mund të shfrytëzohen nga njerëzit.
Trashësia e nënshtresës duhet të jetë më e madhe (zakonisht më e madhe se 200mm)

për një peshë me ngarkese midis120 (në rastet e pashfrytëzueshme)

dhe 350 kg/m2 (në kapacitetin maksimal të ujit dhe në rastet e shfrytëzueshme).

Kjo taracë lejon mbjelljen e një bimësie që rritet shumë në vijë ajrore,

i llojit të hortikulturës, si kullosa, tapete të gjebëruar, lule që zgjaten apo shkurre.
Kjo tipologji kërkon mirëmbajtje dhe ujitje të rregullt.

Është e ngjashme me kopshtet tradicionale, ku mund të mbillet

dhe kultivohet çdo lloj bimësie. Duke qenë se ka peshë të madhe,

konstruksioni i saj duhet të jetë i duhuri (dimension/peshë/material).
Këto lloje taracash janë të shkelshme, pra të shfrytëzueshme ose jo.