Taracat e gjelbëruara. – Drnt. Ark. Anisa Abazaj

Taracat e gjelbëruara të shtrira (ekstensive)

Përdoren, në mënyrë të veçantë, për ndërtesat e dimensioneve të mëdha, në çatitë e pjerrëta dhe në
banesat ekzistuese, për rastet kur trashësia e nënshtresës nuk është e mjaftueshme (deri në 200 mm),
kur pesha e ngarkesës mund të shkojë nga 30 në 100kg/m2 (në kapacitetin maksimal të ujit).
Mirëmbajtja nuk është e domosdoshme (ujitje vetëm në rastet e thatësirës së tejzgjatur), bimësia e së
cilës është shumë rezistente (myshqe, rrënjë, bimësi të mëdha). Lartësia e bimësisë nuk duhet t’i kalojë
20 cm dhe përzierja e disa llojeve i jep mundësi taracave të kenë pamje shumëngjyrëshe, që varion
sipas stinës. Këto lloj taracash nuk janë të shkelshme (dhe nuk mund të kultivohet).

Përbërja e rritjes
Një zëvendësim i fabrikuar i plehut të tokës që përmban një raport të caktuar të
materialeve organike dhe inorganike; projektuar posaçërisht për të siguruar
gjelbërimin për taraca të gjelbërta, për zonën ku do rritet, ajrin, ujin dhe nivelin e
lëndëve ushqyese, që ato kanë nevojë për të mbijetuar dhe njëkohësisht lehtëson
lirimin e ujit të tepërt.

Recycled crushed brick, expanded clay
shale and composted organic material