Taracat – Drnt. Ark. Anisa Abazaj
Zonë e zbuluar e një ndërtese, e rrethuar me një parapet,
për përdorim për qëllime të ndryshme,në mënyrë të veçantë ngjan me formën
e një tarace/platforme, në majën e një ndërtese, që shërben si mbulesë, në vend të çatisë.
Taracat e gjelbëruara
Qëllimi i gjelbërimit dhe mbulimi i ndërtesave është një prej strategjive
që kërkohetnga bioarkitektura për të limituar impaktin ambiental të ndërtimit.
Bashkimi i nënshtresave dhe bimëve vegjetale mundëson realizimin e mbulesave
relativisht të mirëizoluara, të mbrojtura nga ajri dhe uji,
rezistente ndaj erës dhe zjarrit. Kjo mund të realizohet me materiale lehtësisht të disponueshme.
Ky sistem mundëson reduktimin e nevojës për energji të ndërtesës dhe njëkohësisht të emetimit të CO2,
por, gjithashtu, ka avantazhe të tjera ekonomike dhe ekologjike:
përthith përkohësisht shirat dhe i lëshon gradualisht, duke evituar mbushjen
e tepër të tubave, të sistemit të kullimit dhe redukton përmbytjet që konsiderohen
dhe një nga problemet e shekullit të 21;
filtron papastërtitë urbane dhe redukton dioksidin karbonik;
filtron ujin e papastër të shiut;
ftoh ajrin për avullim-transpirimin e avullit të ujit;
ul shpejtësinë e erës;
përmirëson cilësinë e ajrit
ndihmon në zgjidhjen e ekosistemit të kafshëve
në mjediset urbane dhe rikrijon habitate/ekosisteme të humbura gjatë ndërtimit;
redukton transmetimin e zhurmës brenda në ndërtesë;
krijon efekt freskues i cili çon në reduktimin e efektteve të “ngrohtësisë së ishujve urbanë”;
rrit inercinë termike të mbulesës; rrit masën termike
dhe bashkë me efektin freskues të avullimit, mund të reduktojë nevojën për energji në verë;
rrit jetëgjatësinë e mbulesës;
të kombinuara me panele fotovoltaike (PV) ato mund të përmirësojnë
prodhimin e energjisë të (PV), falë efektit freskues së tyre;
është një instrument i ri i gjuhës arkitektonike;
krijon hapësira rekreative;
përmirëson pamjen estetike të ndërtesave;
përgatiti : Drnt. Ark. Anisa Abazaj