Duam pak natyrë për të ngrohur sytë.

Ndoshta zgjohesh në mëngjes dhe, sapo hap sytë sheh tavanin.
Ndoshta prej betonit, ose ndoshta ke patur ca lekë dhe ke venë tavan gipsi.
Apo ndoshta e mban veten për tradicional dhe ke lenë leshtë me zbukurime prej druri.
Ndoshta ke varur një kornizë se te vret sytë faqja e bardhë bosh, e fortë, e ftohtë..
Ndoshta korniza ka një pikturë luleje për ta zbutur ca? Për t’i dhënë ca jetë?
Ndoshta s’ka lule fare. Ndoshta ke vënë një nudo
nga ato te qendisurat se lulet i ke në ballkon.
Mbi parmakun e tullës.
Ose ndoshta e ke ballkon metalik se e ke shtesë pa leje.
Mua diellin njësoj ma zë një kat më poshtë.
Ndoshta s’ke lule as në ballkon se ka gjitoni përballë dhe,
aq afër sa janë pallatet, i ujit vetë.
Ndoshta s’ke as ballkon po ajo shtesa pa leje shkon katër kate
dhe e ke veshur me vetratë për pak me shumë diell.
C’rëndesi ka.Tani më ke zenë lulishten.
Po ndoshta s’është e drejtë të ankohesh.
Ndoshta kështu funksionon bota.
Ndoshta autoriteteve u duhen investimet.
Ndoshta ka nevojë te mbajë afer investitorët.
Po ndoshta duhet te mbajë afër dhe publikun.
Ndoshta i duhet për zgjedhjet e ardhshme?
Kështu që, ndoshta i duhet ta shtojë ca gjelberimin se njerëzit duan pak natyrë për të ngrohur sytë.
Prapë, ndoshta nevoja per strehim është më e madhe, dhe ndoshta muret prej guri, prej tulle,
prej një morie materialesh të tjera kanë ndihmuar shumë po t’i krahasojmë me shpellat nga kemi dalë.
Ndoshta betoni, bashkë me marredhënien ‘dashuri dhe urrejtje’ që ka me komunitetin ka zgjidhur hall.
Por, ndoshta fakti që propagandojmë hapesira të gjelberta, banesa “eko” e oborre të brendshme tregojnë
që nevoja për natyrën është po aq e madhe. Ndoshta trendi i “kopshteve vertikale”
është një thirrje subkoshiente për te dalë nga kornizat e ngurta të shtepisë.
Ndoshta një park metropolitan duket si nje utopi e bërë realitet.
Po ndoshta, ndoshta, duhet nisur nga gjerat e vogla?
Ndoshta një kopsht i vogël mes pallateve?
Ndoshta nje bahçe? Ndoshta një lulishte te cepi i lagjes bën më shumë punë
për një nënë me tre femijë për dore se sa t’i cojë te pylli i madh 5km me tutje?
Ndoshta bimësia s’duhet përdorur si fasadë mbi sfondet e murta qe i kemi ngritur vetes?
Ndoshta, s’e di, ne vënd që të mbjellim një shkurre para derës
sa për të larë gojën, duhet ta ndjejmë pak natyrën?

 

Për T.J.C  nga Endri  Kiçaj

https://www.facebook.com/endri.kicaj

foto : T.J.C_S.Muraku