Lart mbi taraca.

Një kulturë e re po vjen dhe në qytetin e Tiranës, ku hapsira të mëdha tarracash nëpër qëndra banimi
kanë potencialin të kthehen në kopshtarinë private të banorëve të zonës.

Ashtu sikurse ndërtesat ngrihen papritur nga toka si kërpudha, atëherë do ishte e drejtë që catitë
e tyre të mbuloheshin me një shtresë toke dhe bimësie. Sigurisht kjo nuk është një metodë se si ne
jemi mësuar të ndërtojmë, përkundrazi ne i marrim tokës hapsirat e saj të gjelbra për të ndërtuar.
Po të shohim Tiranën në një pamje ajrore, kulmi i saj është një shkretëtirë e bërë nga njeriu.

Teknikisht këto sipërfaqe bëjnë një kontrast të dhunshëm të temperaturës, erërave të hidhura dhe
një antipati ndaj ujit. Psikologjikisht janë hapsira pa jetë, ku janë fshehur të gjithë depozitat
dhe askush nuk di si ti shfrytëzoje.

Rasti i zonjës Miranda Guri është nje shembull shumë i mirë për ne; po të dilni tek Pazari i Ri,
afër lagjes që ne e njohim ndryshe si “Tregu biçikletave”, të ngrini kokën lart
mbi një pallat të vjetër me tulla, do shihni një terrace të bukur mbushur me lule.
Nje kopësht në qiell. efekti është shumë herë më i bukur se ç mund të përcjellim me fotografi.

  

  

Kjo mënyrë e sjelljes në jetë të taracave nuk është dicka e re.
Një mënyre jetese mëse e zakonshme në vënde të ndryshme të zhvilluara në botë.
Por në dekadat e fundit arkitetët, ndërtuesit dhe palnifikuesit e qytetit kanë filluar
tu japin rëndësi. Po kjo nuk do arrihej pa ndihmën e një komuniteti që e përkrah këtë ide dhe
fillon te kuptojë rëndësinë, duke shtruar pyetjen
“Pse nuk e shëndërrojmë dhe ne tarracën e pallatit në një kopësht të vërtetë?”

Teknologjia është vetëm një pjesë e ngurimit.
Membranat e papërshkrueshme nga uji tani e bëjnë më të lehtë hartimin e sistemeve
të catisë së gjelbër që kapin ujin e shiut për ujitje dhe lejojnë kullimin,
në këtë mënyrë ndihmojnë hapsirën për rritjen e bimësisë. Në raste të tjera,
kompozimi i vazove me lule do ishte akoma më i thjeshtë.

Nga Tirana Jungle City
Përgatiti : Suada Muraku