Author: JUNGLECITY

  • Duam pak natyrë për të ngrohur sytë.

    Duam pak natyrë për të ngrohur sytë.

    Ndoshta zgjohesh në mëngjes dhe, sapo hap sytë sheh tavanin.
    Ndoshta prej betonit, ose ndoshta ke patur ca lekë dhe ke venë tavan gipsi.
    Apo ndoshta e mban veten për tradicional dhe ke lenë leshtë me zbukurime prej druri.
    Ndoshta ke varur një kornizë se te vret sytë faqja e bardhë bosh, e fortë, e ftohtë..
    Ndoshta korniza ka një pikturë luleje për ta zbutur ca? Për t’i dhënë ca jetë?
    Ndoshta s’ka lule fare. Ndoshta ke vënë një nudo
    nga ato te qendisurat se lulet i ke në ballkon.
    Mbi parmakun e tullës.
    Ose ndoshta e ke ballkon metalik se e ke shtesë pa leje.
    Mua diellin njësoj ma zë një kat më poshtë.
    Ndoshta s’ke lule as në ballkon se ka gjitoni përballë dhe,
    aq afër sa janë pallatet, i ujit vetë.
    Ndoshta s’ke as ballkon po ajo shtesa pa leje shkon katër kate
    dhe e ke veshur me vetratë për pak me shumë diell.
    C’rëndesi ka.Tani më ke zenë lulishten.
    Po ndoshta s’është e drejtë të ankohesh.
    Ndoshta kështu funksionon bota.
    Ndoshta autoriteteve u duhen investimet.
    Ndoshta ka nevojë te mbajë afer investitorët.
    Po ndoshta duhet te mbajë afër dhe publikun.
    Ndoshta i duhet për zgjedhjet e ardhshme?
    Kështu që, ndoshta i duhet ta shtojë ca gjelberimin se njerëzit duan pak natyrë për të ngrohur sytë.
    Prapë, ndoshta nevoja per strehim është më e madhe, dhe ndoshta muret prej guri, prej tulle,
    prej një morie materialesh të tjera kanë ndihmuar shumë po t’i krahasojmë me shpellat nga kemi dalë.
    Ndoshta betoni, bashkë me marredhënien ‘dashuri dhe urrejtje’ që ka me komunitetin ka zgjidhur hall.
    Por, ndoshta fakti që propagandojmë hapesira të gjelberta, banesa “eko” e oborre të brendshme tregojnë
    që nevoja për natyrën është po aq e madhe. Ndoshta trendi i “kopshteve vertikale”
    është një thirrje subkoshiente për te dalë nga kornizat e ngurta të shtepisë.
    Ndoshta një park metropolitan duket si nje utopi e bërë realitet.
    Po ndoshta, ndoshta, duhet nisur nga gjerat e vogla?
    Ndoshta një kopsht i vogël mes pallateve?
    Ndoshta nje bahçe? Ndoshta një lulishte te cepi i lagjes bën më shumë punë
    për një nënë me tre femijë për dore se sa t’i cojë te pylli i madh 5km me tutje?
    Ndoshta bimësia s’duhet përdorur si fasadë mbi sfondet e murta qe i kemi ngritur vetes?
    Ndoshta, s’e di, ne vënd që të mbjellim një shkurre para derës
    sa për të larë gojën, duhet ta ndjejmë pak natyrën?

     

    Për T.J.C  nga Endri  Kiçaj

    https://www.facebook.com/endri.kicaj

    foto : T.J.C_S.Muraku

  • Hapësira ime për Jetën

    Hapësira ime për Jetën

    “Hapësira ime për Jetën” si një mjet për të inkurajuar qytetarët
    që të “gjelbërojnë” mjedisin e tyre.

    Shtrirja urbane dhe fragmentimi i hapësirave të gjelbra
    dikojnë në zhdukjen e biodiversitetit dhe në rritjen e ndryshimeve klimatike.

    T.J.C do t’ju udhëheqë në dizajnimin dhe krijimin e hapësirës tuaj të gjelbër,
    pra të zgjidhni një temë për kopshtin tuaj.

    Në varësi të interesave tuaja personale dhe madhësisë së zonës që keni në dispozicion,
    mund të zgjidhni një ose të gjitha temat e mëposhtme të kopshtit:

    1.Kopshti i biodiversitetit promovon kultivimin e bimëve vendase dhe adoptimin e metodave
    kulturore miqësore me mjedisin.
    Kjo do të tërheqë një gamë të gjerë të faunës së dobishme në kopshtin tuaj.


    2.Kopshti i shpendëve ofron një hapësirë që do të tërheqë zogjtë,
    një kopsht ku ata mund të ushqehen dhe strehohen gjatë gjithë vitit.


    3.Oazë monarkësh do të transformojë kopshtin tuaj
    në një vend për të vëzhguar flutura të shkëlqyera.


    4.Kopshti i ngrënshëm ju fton të rritni një shumëllojshmëri të bimëve
    që ushqehen si kopshtarin dhe kafshët e egra. Simpatik, i dobishëm dhe i shijshëm!

    Përgatitur nga T.J.C _ S.M
    Për çdo propozimin tuaj ju mund të na kontaktoni.

  • Vendet e gjelberuara nuk janë një luks, ato janë thelbësore për mirëqenien tonë…

    Vendet e gjelberuara nuk janë një luks, ato janë thelbësore për mirëqenien tonë…

    Dr Ross  Cameron, ekspert në Universitetin e Mbreterisë së Bashkuar,
    foli në Festivalin e Shkencës për rëndësinë e hapësirave
    të gjelbra urbane dhe kopshteve; për cilesitë e tyre të shëndëtshme.
    Ato gjithashtu janë të dobishme për të ftohur temperaturat
    e brëndshme të qytetit; një problem ky që do të rritet me ndryshimet klimatike.

    Studimet, tregojnë dhe kanë vërtetuar se psikologjikisht
    gjelbërimi dhe kopshtet ulin normat e krimit deri në një të tretën,
    veçanërisht në nivelet e dhunës në familje.
    “Vendet e gjelbëruara nuk janë një luks, ato janë thelbësore për mirëqenien tonë”,
    tha Dr Ross ne Festivalin Britanik të Shkencës.

    “Krijimi i një xhungle konkrete do të thotë jetë,
    në aspektin e zvogëlimit të depresionit.”

    “Kopshtaria është një aktivitet i shëndetshëm që i mban njerëzit në lëvizje,
    nxisin vrapimin dhe aktivitete te tjera fizike.”

    Përsa i përket sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit,
    hapësirat e gjelbra janë shumë të dobishme,

    Një pjesë e natyrës redukton stresin dhe ankthin;
    gjithashtu hapësirat natyrore ndikojnë
    edhe në sëmundje të tilla si ato mendore.

    Ai thekson shumë se duhen shtuar parqet natyrore
    jo vetëm për anët positive për shëndetin fizik,
    por nuk duhet të harrojmë se kjo ndikon tej mase shumë
    në psikologjinë dhe qetësinë e çdo qytetari që jeton në zona urbane.

  • Kaktuset në ballkonet dhe kopshtet tuaja.

    Kaktuset në ballkonet dhe kopshtet tuaja.

    Kaktuset gjithmonë kanë një tërheqje të veçantë për shkak të formave të tyre
    shpesh shumë të çuditshme si dhe origjinës ekzotike.

    Këto bimë mund të jenë mjaft të thata në pamje të parë, por disa lloje
    të tyre çelin lule nga më spektakolaret.

    Koleksioni I hijshëm i Kopshtit Botanik në Montereal përshfin afër 40 familje,
    305 gjini si dhe mbi 1.500 lloje të ndryshme të ndarë në dy sera të mëdha
    të hapura për vizitorët dhe një serë tjetër shërbimi.

    Shumica e specieve në këtë koleksion i përkasin familjeve :

    Cactaceae (700 lloje),


    Aizoaceae (170),


    Crassulaceae (160)


    Liliaceae (115),


    Agavaceae (60)


    dhe Euphorbiaceae (70).

    Kaktuse të tjera i përkasin familjeve të tjera si
    Apocynaceae, Asclepiadaceae, Asteraceae dhe Bromeliaceae.

  • Lart mbi taraca.

    Lart mbi taraca.

    Një kulturë e re po vjen dhe në qytetin e Tiranës, ku hapsira të mëdha tarracash nëpër qëndra banimi
    kanë potencialin të kthehen në kopshtarinë private të banorëve të zonës.

    Ashtu sikurse ndërtesat ngrihen papritur nga toka si kërpudha, atëherë do ishte e drejtë që catitë
    e tyre të mbuloheshin me një shtresë toke dhe bimësie. Sigurisht kjo nuk është një metodë se si ne
    jemi mësuar të ndërtojmë, përkundrazi ne i marrim tokës hapsirat e saj të gjelbra për të ndërtuar.
    Po të shohim Tiranën në një pamje ajrore, kulmi i saj është një shkretëtirë e bërë nga njeriu.

    Teknikisht këto sipërfaqe bëjnë një kontrast të dhunshëm të temperaturës, erërave të hidhura dhe
    një antipati ndaj ujit. Psikologjikisht janë hapsira pa jetë, ku janë fshehur të gjithë depozitat
    dhe askush nuk di si ti shfrytëzoje.

    Rasti i zonjës Miranda Guri është nje shembull shumë i mirë për ne; po të dilni tek Pazari i Ri,
    afër lagjes që ne e njohim ndryshe si “Tregu biçikletave”, të ngrini kokën lart
    mbi një pallat të vjetër me tulla, do shihni një terrace të bukur mbushur me lule.
    Nje kopësht në qiell. efekti është shumë herë më i bukur se ç mund të përcjellim me fotografi.

      

      

    Kjo mënyrë e sjelljes në jetë të taracave nuk është dicka e re.
    Një mënyre jetese mëse e zakonshme në vënde të ndryshme të zhvilluara në botë.
    Por në dekadat e fundit arkitetët, ndërtuesit dhe palnifikuesit e qytetit kanë filluar
    tu japin rëndësi. Po kjo nuk do arrihej pa ndihmën e një komuniteti që e përkrah këtë ide dhe
    fillon te kuptojë rëndësinë, duke shtruar pyetjen
    “Pse nuk e shëndërrojmë dhe ne tarracën e pallatit në një kopësht të vërtetë?”

    Teknologjia është vetëm një pjesë e ngurimit.
    Membranat e papërshkrueshme nga uji tani e bëjnë më të lehtë hartimin e sistemeve
    të catisë së gjelbër që kapin ujin e shiut për ujitje dhe lejojnë kullimin,
    në këtë mënyrë ndihmojnë hapsirën për rritjen e bimësisë. Në raste të tjera,
    kompozimi i vazove me lule do ishte akoma më i thjeshtë.

    Nga Tirana Jungle City
    Përgatiti : Suada Muraku

  • Aty ku pemët bëhen objekte arti.

    Aty ku pemët bëhen objekte arti.

    Këto pemë në miniaturë të shfaqura në pavinionin e Frederic Back Tree
    janë kryesisht bimësi që rriten në Amerikën e Veriut.
    Disa janë pemë fare të reja,
    e ndërsa të tjerat janë mbi 100 vjeçarë.
    Llojet e këtyre pemëve që prezantohen janë të llojit bredh,
    shelg, pisha gri dhe kreshkë.
    Këto pemë, gjethet dhe rrënjët e të cilave kontrollohen
    gjatë rritjes së tyre, marrin format nga më të ndryshmet.

    Disa “rrjedhin” si një ujëvarë, disa të tjera duken sikur duan
    të kapin qiellin, ndërsa lloje të tjera pemësh marrin forma të kthyera.

    Secila prej tyre pavarëshisht përmasave të vogla,
    janë “më të mëdha se vetë jeta”,
    në aspektin artistik që ato përcjellin.

    Për më shumë : http://calendrier.espacepourlavie.ca/courtyard-of-miniaturized-north-american-trees-742679

  • Green Village

    Green Village

    Zhvillues : Greenstep

    Vendodhia : Kepi Rodonit, Shqipëri

    Nga Arkitekti. E projektuar për gadishullin kodrinor të Kepit Të Rodonit.
    Një pozicion i mahnitshëm dhe pamje nga Deti Adiratik.
    E shkëputur në një zonë private, larg zhurmave dhe mbipopullimit të bregdetit,
    vetëm disa hapa larg plazhit privat. Eshtë dizenjuar për ti dhënë klientëve
    ndjenjën e përsosur klimatike, pavarsisht sezonit.
    Projektuar si një iniciativë Agro-Turismi që zbaton kultivimin e mjaltit,
    vajin e ullirit tradicional Extra Virgin, frutat dhe perimet e rajonit.

    Megjithëse ne ofrojmë një dizajn futurist, ne jemi të lidhur ngushtë me Traditën më të mirë Shqiptare.
    Materialet e ndërtimit kanë dalë me përkushtim dhe pasion nga Burimet Shqiptare.
    Ashtu si ne besojmë në përsosmërinë, zejtarinë dhe vëmendjen ndaj çdo detaji,
    ne besojmë në dizajn të qëndrueshëm.  

       

    Vilat janë vendosur në mënyrë të tillë që të ofrojnë pamje të përsosur
    dhe të papenguar mbi Detin Adriatik.
    Rreth kompleksit është ndërtuar një kopësht i vërtetë me një shumëllojshmëri bimësie të zonës.

    Mund të themi se ky projekt, me pak imagjinatë nga projektuesit ka shëndërruar
    hapsirat e pashfrytësueshme, si në rastin e tarracave, në kopshte të gjelbëruara.
    Arkitektura konsiston në ruajtjen e formës së kodrave të Rodonit,
    duke u zhvilluar nën tokë dhe duke përballur fasadat kryesore
    me detin për të ofruar pamje panoramike.

    Për më shumë ju mund të lexoni në :http://greenstep.al/

  • Bea Fremdermann lejon që natyra të marrë nje kuptim tjeter.

    Bea Fremdermann lejon që natyra të marrë nje kuptim tjeter.

    Nje Botë totalisht te re! Artisti Njujorkez, Bea Fremdermann dhe Born Nude,

    na ftojnë në një botë ku xhinset dhe pulovrat kthehen ne nje habitat per bime si fara Chia.

    Fruta të prera dhe me pas të qepura së bashku eshte nje nga idete e tjera te krijuara.

    Gjithashtu ata krijojne mure te ndërtuara nga gazetat dhe papastërtitë,

    ne mbrendesi te cilave rriten plot gjelberim rrepë dhe qershi.

    Puna e saj e titulluar “Solastalgjia” – një bashkim dhe ide e fjalëve

    “ngushëllim” dhe “nostalgji” – hulumton aftesine e materialeve te ndryshme

    per te krijuar jete nga çfarë do të ndodhë pasi të jemi zhdukur.

    Në Solastalgji, artisti krijon një “vendosje post apokaliptike”

    për të na kujtuar kërcënimin e afërt të ndryshimit të klimës

    dhe si “mbizotëron natyra kundër të gjitha gjasave”.

    © http://www.beafremderman.com/

  • Londër. Shtëpia unike me tarracë të gjelbëruar.

    Londër. Shtëpia unike me tarracë të gjelbëruar.

    Tashmë natyra, gjelbërimi dhe bimësia nuk janë me nje luks

    për ata që kanë apartamente apo hapesira shumë të kufizuara.

    Kombinimet e materialeve të ndryshme si dhe hapesirave

    jo të shfrytëzueshme të lejojne që edhe ti

    të nuhasësh dhe të ndjesh natyrën.

    Kur te zotët e kësaj shtëpie në Londër dëshironin të krijonin një shtëpi të re

    gjithashtu edhe një studio punimi te cilat do të shfrytezonin maksimalishta hapesiren,

    ata iu drejtuan Hayhurst and Co.    http://www.hayhurstand.co.uk/

     

    Si pjesë e këtij plani të ri, kjo kompani sygjeroi nje tarracë te gjelbër,

    por klientët donin një tarracë të gjelberuar të cilën

    mund ta shfrytëzonin sin jë kopësht real.

     

    Punimi perfundimtar I saj kishte të instaluar nje seri pjatelash mbjellëse

    në nivele të ndryshme të vendosura në tarracë e cila

    mundesonte shfrytezimin e tyre dhe të ishin lehtësisht të mundura për tu mbjellë.

     

    Tashmë kjo tarracë permban 800 lloje të ndryshme bimësh të mbjella

    nga vetë pronarët e kësaj shtëpie.

     

  • Mëso nga natyra !

    Mëso nga natyra !

    Njerëzit janë të mënçur, por duke mos i dhënë rëndësi,

    kemi krijuar problem masive të qëndrueshmërisë për gjenerata të tëra.

    Për fat të mirë, zgjidhjet për këto sfida globale janë gjithcka rreth nesh.

    #TiranaJungleCity është një projekt që kërkon zgjidhje për këto sfida njerëzore.

    Duke përkrahur modelet e duhura dhe ofruar strategji.

    Qëllimi është krijimi i modeleve të reja , mënyrave të reja të jetesës .

    Ideja kryesore është se natyra tashmë ka zgjidhur shumë nga problemet

    me të cilat jemi përballur. Kafshët , bimët dhe mikrobet janë inxhinierët e përkryer.