Author: JUNGLECITY

  • Parajsa brënda xhunglës urbane.

    Parajsa brënda xhunglës urbane.

    Adhuruesit e natyrës, po ashtu si ne, duhet të njhen patjetër me Taipei,
    për të vizituar një qytet të izoluar nga gjelbërimi.
    Dyqane me produkte të shëndetëshme, prodhime të shëndetëshme sezonale,
    një treg fermerësh, ndërkohë që relaksohesh në pamjet mahnitëse
    gjat muzgut në një xhungël urbane.

    Në Taipei, jeta e shëndetshme si në xhungël është mëse normale.
    Duke ecur nëpër parkun Beitou (北投 公園) do të shohim hapsira të pasura
    në gjelbërim, me përrua, pishina publike të ngrohta në pranverë
    dhe shumë atraksione të tjera.
    Përveç kësaj, një urë e vjetër guri është ruajtur që nga kohrat e japonisë së hershme.
    Ata që e kanë vizituar nga afër, thonë se ekziston
    një ndjenjë e pashmangshme e kthimit në kohë.
          

    Në arkitekutrën e vendit, shohim një përzierie të elementëve të reja dhe të vjetra.
    Nga fillimi i proçesit të projketimit, ruajtja e mjedisit ka qenë pika fillestare,
    duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndërtimit, strukturën dhe paraqitjen.
    Për çati janë përdorur panele diellore dhe ka përdorim të madh të qelqit
    për të lejuar dritën natyrore, duke çuar në uljen e përdorimit të energjisë
    dhe dëmtimit të mjedisit.

    Çdo fundjavë bëhet platform për shkëmbimin midis banorëve të qytetit
    dhe fermerëve nga e gjithë Tajvani.
    Produktet e shitura janë të sigurta, të rritura me metoda jo toksike.

    Duke mbuluar një sipërfaqe prej 104 hektarësh parku Yangmingshan,
    posedon pyje tropikale subtropikale dhe pyje gjethegjërë.
    Eshtë një zone e çmuar e pyjeve e ndodhur në periferi të Taipei.
    Brënda parkut zhvillojnë mësim klasaat e pyjeve dhe gjeologjisë.
    Pasi ish fidanishtja e Xi-Shan tashmë është një qëndër edukimi.

    T.J.C

  • TIRKAN  “Të dizenjosh me natyrën”

    TIRKAN “Të dizenjosh me natyrën”

    Kontakti me natyrën, ka ndikim tek njerëzit.
    Stresi, i cili është shkaku primar i të gjitha llojeve të sëmundjeve njerëzore,
    mund të reduktohet ndjeshëm nëse zgjedhim që ato pak orë pushim gjatë ditës sonë,
    sikur dhe për të pirë një kafe, preferojmë ti ndajmë me pakëz natyrë.

    Ky ambient i zbuluar nga Tirana Jungle City, Tirkan Snack Bar
    që është themeluar në vitin 2004 dhe është një nga lokalet më të vjetra
    dhe më te frekuentuar, na mësoi  se natyra ndikon pozitivisht tek klientët e saj.

     
    Konkretisht, teksa konsumuam një kafe në ambientet e Tirkan na u shpjegua se ne arritëm të :

    1.Të ulim normën e pulsit deri në 6 %.

    2.Të zvogëlojmë presionin e gjakut.

    3.Të zvogëlojmë nivelet e glukozës në gjak me 38 %


    “Kujdesemi për çdo detaj që ambienti ynë të jetë gjithmon
    i pastërt dhe shumë relaksues për klientet tanë.


    Pra të dizenjosh me natyrën, nuk është thjesht një shije estetike zgjedhur
    nga Tirkan Snack Bar por gjithashtu një kujdesje 3Dimensionale për klientët.

    Falimderit!

    Pra le të themi që Tirkan Snack Bar, është një “xhungël” e vërtetë ! ! !

    S.A.Muraku

  • Kopshti SEKRET i Viles 31

    Kopshti SEKRET i Viles 31

    Një kopësht sekret në zemër të Tiranës,


    çdo gjë natyrale, rrethuar me pemë portokalli e limoni.

    Duket si zgjedhia më e mirë urbane për ti bërë ballë verës së nxehtë që na pret.

    Vendosur në tarracën e viles më të njohur në Tiranë,
    Juglecity arriti të zbulojë koptshtin sekret, mbushur me lule natyrore dhe një pamje 360grade,
    që me siguri do të jetë vëndi i preferuar për të kaluar ditë të bukura e të shëndetshme.

    Eshte vëndi perfekt për tu shkëputur nga rutina e përditshme, dhe të humbasësh në qetësinë dhe gjelbërimin
    që të ofron një kopësht sekret.Vegjetacioni ndihmon në qetësimin e mëndjes nga lodhja mendore
    gjatë ditëve të punës dhe gjithashtu bëhet frymëzuese dhe inkurajuese për ditët në vazhdim.
    Kompozuar me çdo gjë natyrale, kjo hapsirë ka mundësi
    të ndryshojë hera herës për tju përshtatur festave të ndryshme.

     

    Pra le të themi që VILA 31 është një “xhungël” e vërtetë ! ! !

    https://www.facebook.com/Vila31LoungeBar/

     

  • Ti mendon se një xhungël brënda në qytet është e pamundur?

    Ti mendon se një xhungël brënda në qytet është e pamundur?

    T.J.C ju njeh me një shembull të bukur.

    Në ndërtesën e TVSH-Radio Televizioni Shqiptar.

        

    Një pyll i vërtetë vertikal.

    Tirana Jungle City

  • Tirana Jungle City

    Tirana Jungle City

    Fermerë, blektorë dhe sipëmarrës shqiptarë prezantuan, nën skenografinë e vendit të tyre,
    500 ekspozitorë të ndarë në kategori si bujqësi, agroindustri, agroturizëm, fruta-perime,
    blegtori dhe produkte shtëpie tradicionale.

    https://mobile.facebook.com/senifruveg/

    Një numër i madh dhe në rritje i të rinjve po lënë punët në tavolina për tju kthyer fermës.

    Po përfitojmë nga rritja e kërkesës së konsumit për ushqime vëndi dhe të shëndetëshme,
    ku sipas ekspertëve mund të ketë një ndikim të gjerë në sistemin ushqimor.

    Ne u bashkohemi me një lëvizje në rritje të fermerëve për ta përhapur akoma më shumë këtë kulturë.

    https://www.facebook.com/fidanishtepupa.berat

    Si brez i ri nuk mund të shpresojmë të zëvendësojmë numrat që bujqësia po humbet,
    por kontibuojmë në rritjen e lëvizjes së ushqimit lokal dhe mund të ndihmojmë në ruajtjen e vendit të fermave të mesme.

    http://www.donifruits.com/

    Gjat vizitës së TJC në panairin “Shqipëria punon tokën” u prezantuam me shumë fermerë të rinj
    që kanë bërë një ndryshim të madh në bujqësi dhe mendojmë se ndikimi i tyre do të jetë i menjëhershëm.
    Ndikim ky që do të rritet ndërsa fermerët e rinj rriten dhe bëhen pjesë më e madhe e sistemit ushqimor komercial.

    Home

    TJC kërkon gjithashtu të krijojë keto zinxhirë ushqimorë duke hartuar programe
    dhe përkrahur blerjen e ushqimit dhe produkteve bujqësore lokal
    duke u kthyer në një “shpërdarës” i tyre, për të furnizuar zinxhirët ushqimorë
    të restoranteve me një çmim konkurues me furnizuesit kombëtarë.

  • Shkolla e mesme, Kamëz. Promovimi dhe fuqizimi i efiçiencës energjetike.

    Shkolla e mesme, Kamëz. Promovimi dhe fuqizimi i efiçiencës energjetike.

    Tirana Jungle City, frymëzuar nga  Energy Expo & Forum që organizuan një konkurs
    midis studentëve të arkitekturës për Efiçiencën e Energjisë,
    për “Paraqitjen e një projekti të një ndërtese me zero karbon ose me karbon të ulët”.
    Sipas termave të referencës së konkursit ndërtesa mund të ishte publike
    ose private ekzistuese ose projekt ide.
    Nga studentët duhet të vërtetohej nëpërmjet një raporti të shkurtër tregues
    ose nëpërmjet llogaritjeve se sa efiçiente do të ishte ndërtesa e paraqitur
    sipas kërkesave të ligjit 116/2016 “Për përformancën e energjisë në ndërtesa”

    Promovimi dhe inkurajimi i ndërtimeve efiçiente,
    promovimi dhe fuqizimi i efiçiencës energjetike,
    ndërtimit të planeve urbane dhe zhvillimeve lokale
    janë gjithashtu kauza që mbështet dhe T.J.C

    Objekti përzgjedhur nga ne është propozuar
    nga studenti i F.A.U Enea Serjani  https://www.facebook.com/enea.serjani


    Shkolla e mesme, Kamëz.

    Vendndodhja e sheshit të ndërtimit është një nga pikat reale ku Bashkia e Tiranës ka parashikuar ndërtimin
    e një shkolle të mesme. Projekti parashikon që shkolla në këtë rast  përveç funksionit të sajë kryesor
    të luaj dhe rolin e një qëndre komunitare për banorët e kësaj zone.

    Shkolla e mesme përbëhet nga dy objekte, i pari është objekti kryesor ku zhvillohen të gjitha
    orët mësimore, me klasa standarte laboratore, zyra dhe hapsira rekreative.


    Palestra, bibloteka dhe salla polivalente,janë ambiente të cilat
    mund të përdoren edhe nga pjesa tjetër e komunitetit ose nga nxënësit
    edhe në periudhat kur shkolla nuk është e hapur.
    Si të tilla këto funksione grupohen bashkë në njv objekt të dytë.
    Tv dy objektet janë trajtuar si objekte që do të kenë njv performancë të mirë ambientale me qëllimin
    për të ulur konsumin energjititk. Fokusi eshte vendosur në objektin e dytë.

    Forma plane është rreth, si forma më kompakte, e cila ka më pak kontakt me jashtë për m2 sipërfaqe të brëndshme.
    Sistem pasiv për ngrohjen në dimër është sera. Për ventilim në verë, oxhaku diellor me tubin nëntokësorq.
    Rigjenerimi i tokës nëpërmjet aplikimit të “Urban-Farm”,
    e cila është edhe një mjet mulltidimensional për zhvillimin e zonave të varfra.

  • Tirana e gjelbër trendy

    Tirana e gjelbër trendy

    Prej lirisë që solli kapitalizmi, Tirana u mbush me pallate të larta, gjë që i zvogëloi asaj hapësirën e gjelbërt,
    por meqenëse nuk mund t’u vëmë tritolin gjithë pallateve për të bërë lulishte, mund të kujdesemi secili për hapësirën e vet.
    Një ballkon me lule në vend të këmishave varur në tela, një lokal me vazo në vend të një tavoline më tepër,
    një tarracë e mbjellë me fruta e perime në vend të antenave të televizorit.


    Kushdo mund të zgjedhë një bimë për ta mbjellë, jo vetëm se bën mirë për shëndetin të kesh lule
    që furnizon ajrin me oksigjen, përmirëson shëndetin psikologjik, por edhe mund të angazhohemi
    me rritjen e një bime, duke shijuar procesin e saj të zhvillimit e për të përfituar një mikroklimë
    brenda dhomës. Mund të zgjedhim të rritim lule me ngjyra që të kënaqin me rutinën e ujitjes në mëngjes,
    apo kaktus e aloe vera që nuk kërkojnë ujitje të përditshme.
    Mund të mbjellim frutin e dashur, gjethe sallate, apo domate të vogla për të gatuar salcën e parapëlqyer.


    Pamja e lodhur e një Tirane plot pallate të larta, apo thjesht dëshira e secilit prej nesh për ngjyra e oksigjen
    mjaftojnë për të nxitur shtimin çdo ditë nga pak të së gjelbrës, edhe nëse është thjesht trendy.


    Frymëzuar nga Tirana Jungle City
    Përgatiti: Fiona Kopali https://www.facebook.com/fiona.kopali
    Foto: S.Muraku

  • Hapsira për jetën.

    Frymëzuar nga Tirana Jungle City.

    Artisti bashkëkohor Edi Leksani,
    punon dhe jeton në qytetin e Tiranës.

    Nuk është e vështirë që edhe përmes
    një kanavaci dhe jo vetëm kronikave kritike
    të duash të percjellësh
    dashurinë për natyrën.

    Artisti kombinon imazhin ekzistues
    të qytetit të Tiranës,me atë çka
    i ka ngacmuar imagjinatën
    e një qyteti xhungël,
    përmes ngjyrava të tokës
    dhe tonet e ndryshme të së gjelbrës.

    Leksani duket se ka zhveshur Tiranën
    nga imazhi i zhurmshëm i një kryeqyteti
    duke e veshur atë me gjelbërim.

    Përgatitur nga T.J.C

  • E dua atë imazh, jo vetëm në pallatin tim!

    Ngrihem me përtesë për të nisur një ditë të lodhshme thuajse si gjithmonë.
    Dal nga shtëpia duke zbritur shkallët me nxitim. Te hyrja shoh rojen e pallatit.
    Arrij t’i dalloj flokët e thinjura mbi një nga vazot e shumta të luleve që kemi në katin përdhe.
    Ishte duke u kujdesur për to dhe diçka po këndonte nëpër dhëmbë.
    Buzëqesh duke e përshëndetur. Me pëlqen ai imazh. Ai midis luleve. Kaq shumë lule.
    Madje dhe disa pemë. Ai kujdeset çdo ditë për to.

    Largohem për të vazhduar ditën time të rrëmujshme.
    Rruga para meje është gjithë baltë.
    Ra shi dje.
    Shoh njerëz duke ecur
    dhe duke shkelur gjethet e pemëve të rëna nga era.
    Më rivjen në mendje imazhi i rojes së pallatit tim.
    Sa do të doja që të njëjtin imazh ta shihja të përsëritur gjithëandej

    Pas 8 orësh punë dhe 1 orë kafe me duhej të kthehesha në shtëpi sërish.
    Po tërhiqja këmbët zvarrë dhe po e mbaja kokën poshtë.
    Derisa mbërrita poshtë pallatit.
    Duke ngjitur shkallët dalloj sërish flokët e thinjura.
    Ishte në këmbe tashmë, duke parë të gjitha lulet. Po buzëqeshte sërish.
    E dua ate imazh. Jo vetëm në pallatin tim.

     

    Përgatitur nga T.J.C

  • Një shembull i mirë si “TENTREE”

    TENTREE është një organizatë tepër interesante e cila
    ka zgjedhur metodat më të spikatura për të lidhur shkatërrimin e natyrës
    me atë cfarë ne quajmë industri.

    “Në këtë komunitet, qëllimi ynë është që të bëhemi një markë më progresive për mjedisin në planet.
    Ne nuk duam të zvogëlojmë vetëm ndikimin negativ të industrisë së veshjeve, ne duam ta përdorim atë
    si mjet për ndryshim. Qëllimi ynë është rivitalizimi i mjedisit tonë dhe frymëzimi i një brezi
    për të besuar se ata mund të bëjnë të njëjtën gjë.
    Qëllimi ynë është që të mbjellim 1 miliardë pemë deri në vitin 2030.”

    TENTREE mund të ketë një ndikim të pabesueshëm në ekosistemet që mbillen.
    Të gjitha pemët e mbjella janë specie lokale, shpesh herë në disa nga rajonet më të ashpra.
    Kane qëllim të mbjellim në zona që kanë nevojën më të madhe. Kjo përfshin Madagaskarin,
    ku pyjet e mangrovës janë shkatërruar, duke lënë vendasit me tokë bujqësore jopjellore
    dhe duke fshirë plotësisht ekosistemet lulëzuese dhe Etiopinë, ku janë prerë pyje të tëra.
    Kjo e ka lënë popullatën të nënshtrohet efekteve të përmbytjeve,
    duke rezultuar në largimin e pjesës më të madhe të tokës bujqësore.

     

    © Chris Graham Photo 2014

     

    Gjithkush mund të lidhet me nevojën për mbjelljen e pemëve
    dhe ndikimin e pabesueshëm që mund të ketë në mjedis;
    një ndikim që nuk përfundon thjesht sapo të mbillen këto pemë..

    Jo vetëm që pemët jetojnë për 20-30 vjet, por edhe përhapin fidane
    që nga ana e tyre rriten në më shumë pemë.
    Kjo është arsyeja pse TENTREE mund të bëj një ndryshim të tillë.
    Për çdo artikull të shitur, mbillen pemë dhe fidane të reja.”

     

    Për më shumë : https://www.tentree.com/

    Përgatiti: T.J.C