Author: JUNGLECITY

  • “Arti Natyrës”- Fotografi nga Andy Goldswoth

    “Arti Natyrës”- Fotografi nga Andy Goldswoth

    Andy Goldsworth është fotograf i natyrës, lindur në Angli.

    Arti i tij qëndron si fillim në krijimin e skulpturave të vogla në natyrë të cilat më pas

    vijnë tek ne të fotografuara mjeshtërisht nga autori.

     

          

    Eshtë I njohur për skultpurat e tij në mjedise të hapura, krijuara nga material natyrore, që nga bora,

    akulli, tek gjethet,bari, gurë, petale, e kështu me radhë. I inspiruar nga arti I artistëve të njohur

    Robert Smithson, Richard Longdhe Walter de Maria. Punimet e Goldsworth kanë nje elegancë gjeometrike.

            

    Motivet natyrisht ndryshojnë me ndryshimin e stinëve dhe faktorëve klimatik. Idea e tij qëndron

    në fotografimin e çdo art-performance që ka krijuar në cast. Perveç Anglise nga është me origjinë,

    artin e tij ai e ka krijuar dhe në toka të tjera si në Polin e Veriut, Japoni, Australi por dhe

    në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Të kuptosh natyrën, direkt duke marrë pjesë në të.

         

     

    Për më shumë : http://www.goldsworthy.cc.gla.ac.uk/

     

  • NATURA FUTURA ARQUITECTURA

    NATURA FUTURA ARQUITECTURA

    Dizenjuar nga NATURA FUTURA ARQUITECTURA, kjo platformë e vogël prej pasqyre u përfundua në verë të 2016.

    Sot, funksionon si një ndalesë, pikë qëndrimi dhe pushimi për udhëtarët në fashatin e Ekuadorit.

    Studioja me bazë në Los Rios pozicionon këtë instalacion vëzhgimi me titullin “The Invisible Portal “

    në një shteg që shkon mes Guarandas dhe Babahoyo në mallet e Andeve.

    Ky ndërtim arrin një sipërfaqe prej 13m2, e ndërtuar me material druri nga brënda por do shohim

    përdoimin e xhamit në faqet e jashtme,duke bërë të mundur reflektimin e zonës rrotull.

                    

    Kjo ndërhyrje aritektonike, u ndërtua për të promovuar lloje të ndryshme eksperimentesh

    dhe reflektimesh të jetës tonë aktuale.Objekti artit dëshiron të na sjellë përsëri në tokë dhe në rrënjë,

    duke u shëndërruar në një derë që hapet dhe të çon drejt ndjesisë së jetuarit në fshat ku mbahej

    një mardhënie me natyrën. Projketi është një pjesë e  një serie ndërhyrjesh të vetë-menaxhuara.

     

  • Fruta dhe Vegjetacion-GAKU

    Fruta dhe Vegjetacion-GAKU

    Artisti japonez Gaku, punon pak minuta për të krijuar detaje florale tradicionale japoneze

    nën fruta apo perime të ndryshme, duke përdorur një thikë të thjeshtë.

    Mukimano  (剥き物) – dhe kultura e tij tradicionale e dekorimit, gdhendjes së ushqimeve.

    Artisiti krijon modele simetrike dhe delikate mbi këto ushqime, brokoli, rrepa, mollë,

    banae e kështu me rradhë. Pasi përfundimit të punës, Gaku pohon se i konsumon të gjitha.

    Shih më shumë rreth punëve të tij në këtë link instagram : https://www.instagram.com/gakugakugakugakugaku1/

  • Lewis Miller, zbukuron Shtetet e Bashkuara.

    Lewis Miller, zbukuron Shtetet e Bashkuara.

    Duke transformuar koshat e plehrave te qytetit!

    Si?  Në vazo fantastike për buqetat e tij të mëdhaja me lule.

    Botanisiti dhe dizenjuesi Lewis Miller dhe skuadra e tij,

    po zbukurojne xhunglën e madhe urbane të qytetit të New Yorkut.

    Ky projket  do ti japë ngjyra qytetit me madhështinë e tij, duke zbukuruar

    rrugët anësore dhe duke i falur kënaqësi këmbësorëve.

     

    “Ne rrëfejmë histori nëpërmjet artit të dizenjimit me lule, duke transformuar

    nje debat në nje këngë dashurie dhe një ngjarje në një eksperiencë të paharrueshme”

     

    Për më shumë : http://lewismillerdesign.com

    Imazhet : © courtesy of Lewis Miller Design   

     

  • ” Per me shume bebe te shendteshme”

    ” Per me shume bebe te shendteshme”

    Projekti me i fundit nga EDS Foundation.

    “Per me shume bebe te shendetshme” Mbledhja e fondeve per blerjen e nje aparature eko ( ultrasound).

    Kjo aparature eshte parashikuar te vendoset ne Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik Koço Gliozheni I cili eshte nder qendrat universitare me te medha ne SHqiperi.

    Do krijoje kushte optimale ne diagnostikimin ne kohe dhe me saktesi anomalive te ndryshme.

    Do jete ne sherbim te komunitetit te gjere.

    Permireson Punen e mjekeve duke reduktuar gabimet ne diagnostikim.

    Informacione te metejshme do publikohen ne websiten

    Kryefaqja

     

  • Dajti N ` Fest 2016

    Dajti N ` Fest 2016

    Disa prej aktiviteteve  # Dajti N Fest 2016

    Orgesa Zaimi & Band ne JOG festival 28 nentor 2016

    Apostjon Thimjo & Xhenis Rama
    do jene prezent me performancen e tyre spektakolare ne Dajti N’fest 2016

    28 november Dajti N’Fest 2016 edhe Leonard Toma me Dj set & Percussion faleminderit  JOG festival

     

  • Projekt nga APR

    Projekt nga APR

    Në kuadër të projektit Orët Edukative në park,

    organizuar nga Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit-Bashkia Tirane

    vjen aktiviteti i rradhës “Mbill Lulen Tënde”.

    Është rradha e shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi” të njihet

    me serrat e fidanishtes së APR-së.

    Nën kujdesin e agronomëve, nxënësit do të kenë mundësi të mbjellin lule

    dhe fidanë dhe të mësojnë më shumë rreth natyrës,

    bimësisë dhe të gjitha proceseve në dobi të rritjes, zhvillimit dhe shumimit të fidanëve.

           

    Do të jetë një ditë e mbushur me ndarje e shkëmbim njohurish

    si dhe praktikë në serra me bimët dhe natyrën.