Projekt nga APR

Në kuadër të projektit Orët Edukative në park,

organizuar nga Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit-Bashkia Tirane

vjen aktiviteti i rradhës “Mbill Lulen Tënde”.

Është rradha e shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi” të njihet

me serrat e fidanishtes së APR-së.

Nën kujdesin e agronomëve, nxënësit do të kenë mundësi të mbjellin lule

dhe fidanë dhe të mësojnë më shumë rreth natyrës,

bimësisë dhe të gjitha proceseve në dobi të rritjes, zhvillimit dhe shumimit të fidanëve.

       

Do të jetë një ditë e mbushur me ndarje e shkëmbim njohurish

si dhe praktikë në serra me bimët dhe natyrën.