Category: Shembuj-artkulture-arkitekture

  • Një shembull i mirë si “TENTREE”

    TENTREE është një organizatë tepër interesante e cila
    ka zgjedhur metodat më të spikatura për të lidhur shkatërrimin e natyrës
    me atë cfarë ne quajmë industri.

    “Në këtë komunitet, qëllimi ynë është që të bëhemi një markë më progresive për mjedisin në planet.
    Ne nuk duam të zvogëlojmë vetëm ndikimin negativ të industrisë së veshjeve, ne duam ta përdorim atë
    si mjet për ndryshim. Qëllimi ynë është rivitalizimi i mjedisit tonë dhe frymëzimi i një brezi
    për të besuar se ata mund të bëjnë të njëjtën gjë.
    Qëllimi ynë është që të mbjellim 1 miliardë pemë deri në vitin 2030.”

    TENTREE mund të ketë një ndikim të pabesueshëm në ekosistemet që mbillen.
    Të gjitha pemët e mbjella janë specie lokale, shpesh herë në disa nga rajonet më të ashpra.
    Kane qëllim të mbjellim në zona që kanë nevojën më të madhe. Kjo përfshin Madagaskarin,
    ku pyjet e mangrovës janë shkatërruar, duke lënë vendasit me tokë bujqësore jopjellore
    dhe duke fshirë plotësisht ekosistemet lulëzuese dhe Etiopinë, ku janë prerë pyje të tëra.
    Kjo e ka lënë popullatën të nënshtrohet efekteve të përmbytjeve,
    duke rezultuar në largimin e pjesës më të madhe të tokës bujqësore.

     

    © Chris Graham Photo 2014

     

    Gjithkush mund të lidhet me nevojën për mbjelljen e pemëve
    dhe ndikimin e pabesueshëm që mund të ketë në mjedis;
    një ndikim që nuk përfundon thjesht sapo të mbillen këto pemë..

    Jo vetëm që pemët jetojnë për 20-30 vjet, por edhe përhapin fidane
    që nga ana e tyre rriten në më shumë pemë.
    Kjo është arsyeja pse TENTREE mund të bëj një ndryshim të tillë.
    Për çdo artikull të shitur, mbillen pemë dhe fidane të reja.”

     

    Për më shumë : https://www.tentree.com/

    Përgatiti: T.J.C

  • Vendet e gjelberuara nuk janë një luks, ato janë thelbësore për mirëqenien tonë…

    Vendet e gjelberuara nuk janë një luks, ato janë thelbësore për mirëqenien tonë…

    Dr Ross  Cameron, ekspert në Universitetin e Mbreterisë së Bashkuar,
    foli në Festivalin e Shkencës për rëndësinë e hapësirave
    të gjelbra urbane dhe kopshteve; për cilesitë e tyre të shëndëtshme.
    Ato gjithashtu janë të dobishme për të ftohur temperaturat
    e brëndshme të qytetit; një problem ky që do të rritet me ndryshimet klimatike.

    Studimet, tregojnë dhe kanë vërtetuar se psikologjikisht
    gjelbërimi dhe kopshtet ulin normat e krimit deri në një të tretën,
    veçanërisht në nivelet e dhunës në familje.
    “Vendet e gjelbëruara nuk janë një luks, ato janë thelbësore për mirëqenien tonë”,
    tha Dr Ross ne Festivalin Britanik të Shkencës.

    “Krijimi i një xhungle konkrete do të thotë jetë,
    në aspektin e zvogëlimit të depresionit.”

    “Kopshtaria është një aktivitet i shëndetshëm që i mban njerëzit në lëvizje,
    nxisin vrapimin dhe aktivitete te tjera fizike.”

    Përsa i përket sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit,
    hapësirat e gjelbra janë shumë të dobishme,

    Një pjesë e natyrës redukton stresin dhe ankthin;
    gjithashtu hapësirat natyrore ndikojnë
    edhe në sëmundje të tilla si ato mendore.

    Ai thekson shumë se duhen shtuar parqet natyrore
    jo vetëm për anët positive për shëndetin fizik,
    por nuk duhet të harrojmë se kjo ndikon tej mase shumë
    në psikologjinë dhe qetësinë e çdo qytetari që jeton në zona urbane.

  • Aty ku pemët bëhen objekte arti.

    Aty ku pemët bëhen objekte arti.

    Këto pemë në miniaturë të shfaqura në pavinionin e Frederic Back Tree
    janë kryesisht bimësi që rriten në Amerikën e Veriut.
    Disa janë pemë fare të reja,
    e ndërsa të tjerat janë mbi 100 vjeçarë.
    Llojet e këtyre pemëve që prezantohen janë të llojit bredh,
    shelg, pisha gri dhe kreshkë.
    Këto pemë, gjethet dhe rrënjët e të cilave kontrollohen
    gjatë rritjes së tyre, marrin format nga më të ndryshmet.

    Disa “rrjedhin” si një ujëvarë, disa të tjera duken sikur duan
    të kapin qiellin, ndërsa lloje të tjera pemësh marrin forma të kthyera.

    Secila prej tyre pavarëshisht përmasave të vogla,
    janë “më të mëdha se vetë jeta”,
    në aspektin artistik që ato përcjellin.

    Për më shumë : http://calendrier.espacepourlavie.ca/courtyard-of-miniaturized-north-american-trees-742679

  • Bea Fremdermann lejon që natyra të marrë nje kuptim tjeter.

    Bea Fremdermann lejon që natyra të marrë nje kuptim tjeter.

    Nje Botë totalisht te re! Artisti Njujorkez, Bea Fremdermann dhe Born Nude,

    na ftojnë në një botë ku xhinset dhe pulovrat kthehen ne nje habitat per bime si fara Chia.

    Fruta të prera dhe me pas të qepura së bashku eshte nje nga idete e tjera te krijuara.

    Gjithashtu ata krijojne mure te ndërtuara nga gazetat dhe papastërtitë,

    ne mbrendesi te cilave rriten plot gjelberim rrepë dhe qershi.

    Puna e saj e titulluar “Solastalgjia” – një bashkim dhe ide e fjalëve

    “ngushëllim” dhe “nostalgji” – hulumton aftesine e materialeve te ndryshme

    per te krijuar jete nga çfarë do të ndodhë pasi të jemi zhdukur.

    Në Solastalgji, artisti krijon një “vendosje post apokaliptike”

    për të na kujtuar kërcënimin e afërt të ndryshimit të klimës

    dhe si “mbizotëron natyra kundër të gjitha gjasave”.

    © http://www.beafremderman.com/

  • Londër. Shtëpia unike me tarracë të gjelbëruar.

    Londër. Shtëpia unike me tarracë të gjelbëruar.

    Tashmë natyra, gjelbërimi dhe bimësia nuk janë me nje luks

    për ata që kanë apartamente apo hapesira shumë të kufizuara.

    Kombinimet e materialeve të ndryshme si dhe hapesirave

    jo të shfrytëzueshme të lejojne që edhe ti

    të nuhasësh dhe të ndjesh natyrën.

    Kur te zotët e kësaj shtëpie në Londër dëshironin të krijonin një shtëpi të re

    gjithashtu edhe një studio punimi te cilat do të shfrytezonin maksimalishta hapesiren,

    ata iu drejtuan Hayhurst and Co.    http://www.hayhurstand.co.uk/

     

    Si pjesë e këtij plani të ri, kjo kompani sygjeroi nje tarracë te gjelbër,

    por klientët donin një tarracë të gjelberuar të cilën

    mund ta shfrytëzonin sin jë kopësht real.

     

    Punimi perfundimtar I saj kishte të instaluar nje seri pjatelash mbjellëse

    në nivele të ndryshme të vendosura në tarracë e cila

    mundesonte shfrytezimin e tyre dhe të ishin lehtësisht të mundura për tu mbjellë.

     

    Tashmë kjo tarracë permban 800 lloje të ndryshme bimësh të mbjella

    nga vetë pronarët e kësaj shtëpie.

     

  • NATURA FUTURA ARQUITECTURA

    NATURA FUTURA ARQUITECTURA

    Dizenjuar nga NATURA FUTURA ARQUITECTURA, kjo platformë e vogël prej pasqyre u përfundua në verë të 2016.

    Sot, funksionon si një ndalesë, pikë qëndrimi dhe pushimi për udhëtarët në fashatin e Ekuadorit.

    Studioja me bazë në Los Rios pozicionon këtë instalacion vëzhgimi me titullin “The Invisible Portal “

    në një shteg që shkon mes Guarandas dhe Babahoyo në mallet e Andeve.

    Ky ndërtim arrin një sipërfaqe prej 13m2, e ndërtuar me material druri nga brënda por do shohim

    përdoimin e xhamit në faqet e jashtme,duke bërë të mundur reflektimin e zonës rrotull.

                    

    Kjo ndërhyrje aritektonike, u ndërtua për të promovuar lloje të ndryshme eksperimentesh

    dhe reflektimesh të jetës tonë aktuale.Objekti artit dëshiron të na sjellë përsëri në tokë dhe në rrënjë,

    duke u shëndërruar në një derë që hapet dhe të çon drejt ndjesisë së jetuarit në fshat ku mbahej

    një mardhënie me natyrën. Projketi është një pjesë e  një serie ndërhyrjesh të vetë-menaxhuara.

     

  • Fruta dhe Vegjetacion-GAKU

    Fruta dhe Vegjetacion-GAKU

    Artisti japonez Gaku, punon pak minuta për të krijuar detaje florale tradicionale japoneze

    nën fruta apo perime të ndryshme, duke përdorur një thikë të thjeshtë.

    Mukimano  (剥き物) – dhe kultura e tij tradicionale e dekorimit, gdhendjes së ushqimeve.

    Artisiti krijon modele simetrike dhe delikate mbi këto ushqime, brokoli, rrepa, mollë,

    banae e kështu me rradhë. Pasi përfundimit të punës, Gaku pohon se i konsumon të gjitha.

    Shih më shumë rreth punëve të tij në këtë link instagram : https://www.instagram.com/gakugakugakugakugaku1/

  • Lewis Miller, zbukuron Shtetet e Bashkuara.

    Lewis Miller, zbukuron Shtetet e Bashkuara.

    Duke transformuar koshat e plehrave te qytetit!

    Si?  Në vazo fantastike për buqetat e tij të mëdhaja me lule.

    Botanisiti dhe dizenjuesi Lewis Miller dhe skuadra e tij,

    po zbukurojne xhunglën e madhe urbane të qytetit të New Yorkut.

    Ky projket  do ti japë ngjyra qytetit me madhështinë e tij, duke zbukuruar

    rrugët anësore dhe duke i falur kënaqësi këmbësorëve.

     

    “Ne rrëfejmë histori nëpërmjet artit të dizenjimit me lule, duke transformuar

    nje debat në nje këngë dashurie dhe një ngjarje në një eksperiencë të paharrueshme”

     

    Për më shumë : http://lewismillerdesign.com

    Imazhet : © courtesy of Lewis Miller Design   

     

  • Fabrika nga Ricardo Bofill

    Fabrika nga Ricardo Bofill

    Arkitekt : Ricardo Bofill

    Vendodhia : Sant Just Desvern , Spanjë

    Fototgrafuan : Ricardo Bofill dhe Richard Powers

     

    Nga Arkitekti. Ne 1973 vetë arkitekti projektoi nje fabrikë industiale, nje kopleks industrial me 30 sillosë, galeri nëntokësore dhe dhoma të mëdha për makineritë. Ditët e sotme, këtij kompleksi do ti jepet jetë duke e transformuar në zyrën qëndrore të “Taller de Arqiutectura”.

    Ky rimodelimi zgjati afro 2 vite. Fabrika, e abandonuar dhe pjesërisht e rrënuar, ishte një kompozim i elementëve paksa surrealist: mund të rastisje shkallë që nuk të çojnë kërrkund, përforcime të mëdhaja të strukturave prej betoni që në të vërtetë nuk mbanin asnjë peshë të kësaj përmase, copëza të ndryshme metalike që qëndronin pezull mbi tavane.

     

    Transformimi filloi me prishjen e një pjese të strukturës së vjetër, për të lënë në dukje një formë tjetër strukture, idenë e betonit të skalitur. Pas përcaktimit të hapsirave dhe pastrimit e zhveshjes të së gjithë ndërtesës, filloi pro֛esi I përshtatjes me programin e ri. Mbetën 8 silosa, të cilat u bënë zyra, një laborator, arkiva, një bibliotekë, dhoma projeksioneve, dhe një hapsirë gjigande e njohur si “Katedralja” e përdorur për ekspozita, koncerte dhe një varg funksionesh kulturore të lidhura me aktivitetet e arkitektëve.

     

    Kompleksi qëndron në mes të kopshteve. Rrethuar me një shumëllojshmëri bimësie të zonës. Mund të themi se ky projekt është dëshmi e faktit se një arkitekt, me pak imagjinatë mund të përshtat çdo hapsirë të lënë në harresë, me një funksion të ri, pavarsisht se sa ndryshe mund të jetë nga origjinali.

     

    Për më shumë lidhur me projketin dhe arkitektin Ricardo Bofill mund te lexoni në: http://www.ricardobofill.com/

     

  • Pachamanca House

    Pachamanca House

    Projekti “Pachamanca House”

    Arkitet : Studio 51-1Arqiutectos

    Vendodhja : Lima, Peru

    Sipërfaqia : 682.m2

    Viti Projektimit : 2012

     

    Pachamanca është një teknikë e vjetër e gatimit nën tokë me anë të gurave dhe specieve te ndryshme të nëntokës e lindur në Peru. Eshtë një festë e vjetër pagane e kësaj zone në shenjë respekti ndaj tokës mëmë. (Në gjuhën vëndase “pacha” do të thotë tokë.)

    Arkitektëve u ishte kërkuar nga kilentët të ndërtonin shtëpinë e duhur duke respektuar natyrën, dhe lluksi të qëndronte në konceptin e kësaj shtëpie jo në materialet e përdorura.

    Lima padyshim që është vëndi i thatë (8mm shi në vit ). Nënkupton një vënd ku gjelbërimi shfaqet vetëm kur uji është marrë 100km larg, pranë maleve Andes.

    Pra për një vënd si ky, GJELBERIMI është vërtet një lluks.

    Qëllimi ishte të krijohej një peizazh të bollshëm të gjelbër. Ndëtimet shkojnë drejt plakjes dhe degradimit ndërkohëqë gjelbërimi rritet dhe përmirësohet me kalimin e viteve.

    Duke manipular vendin, gjeneruan një kodër, një luginë, një rrafshnaltë, një shkëmb, një shpellë, një luginë, një breg… dhe secili nga këto vende korrespondonte me një klasë të caktuar vegjetative duke ndryshuar në lartësi: pemët, barërat, perimet, bimët e varura, hidrofitet dhe kështu me rradhë.

    Shtëpia tregon një shumëllojshmëri të pasur natyrore.

    Për më shumë: