Si (dhe pse) eshte e nevojshme natyra brënda shtëpive tona?
Natyra në shtepitë tona. Kerkimet e fundit në Universitetin e Orgeon, përshkruar dhe në një nga artikujt e “The Washington Post”, tregojnë rëndesinë fizike dhe psikologjike të bashkjetesës së natyrës me shtepitë (ndertesat) tona. Shenjat janë që kjo bashkjetesë është në benefitin tonë, një pjesë e popullatës duhet përmëndur qe kalojnë 80% të kohës brënda në shtëpi, por dhe ata që kanë një jetë më urbane nuk kanë se si ti shpëtojnë benefiteve qe sjell natyra. Kur kerkimet vazhduan dhe gjetën rrugën se si natyra të arrijë brënda shtëpive tona, zbuluan se prania e natyrës ndihmon në normailzimin e rrahjeve të zemrës por dhe shumë efekte të tjera positive për shëndetin e njerëzve. Duke qenë natyrale dhe jo artificiale benefiti është akoma dhe më i madh.
Tani për tani, koncepti i ndërtesave te gjelbrata (Green building) po bëhet edhe me familjar,por artikulli I shkëputur nga “The Washington Post” propozon diçka më shumë. Ndrkohë që tekonologjitë e reja ndërtimore si “Green building” mund te jenë shumë të mira por kanë kosto, nuk duhet të përjashtojmë ndërtimet ekzistuese që kanë më shumë nevojë për benefitet e natyrës.Ndërtimet duhet të demostrojnë mardhënien e tyre me natyrën, duke ndryshuar pamjen, fasaden e tyre “pa shkaktuar probleme.”
Të sjellësh natyren si dizanj, do ishte e lehtë nëse ndërtimet do të ishin vetëm shtëpia banimi,por është sfide e madhe në rast se këto ndërtime janë institute si psh: spitale, shkolla, apo zyra. Pra çfare rruge të zgjuar duhet ndjekur nga arkitektët apo dizenjuesit?
Më poshtë janë listuar disa projekte qe kanë zgjedhur rrugë te ndryshme innovative dhe teknike për të inkorporuar natyrën dhe benefitet e saj.
1. KMC Corporate Office / RMA Architects
Ky ndërtim, parashikuar për zyra ka si koncept ndërtimin e “mureve te gjelbërta” me nje sistem të dyfishtë (double-skin)
2. Maggie’s Oldham / dRMM
Qëndër shëndetësore, “Maggie” e specialuzuar per trajtimin dhe suportin e pacientëve të prekur nga sëmundja e kancerit. Kjo qëndër është e fokusuar së shumti në ndikimin e natyrës në shërimin e të sëmurëve, veçanerisht ne efektin e pemëve dhe pranisë së drurit. Qëndra është ndërtuar rreth nje peme te madhe dhe shekullore e zonës, vazhdon të rritet në qendër të ndërtesës dhe mund te shihet nëpërmjet mureve prej xhami pavarsisht se ku ndodhesh brënda në ndërtesë.
3. Chupei Reception Center / CYS.ASDO
Gjatë ditës, e gjitha natyra përjetohet ne këtë zyrë te sapo projektuar. Fasadat janë konceptuar për të arritur një përjetim të tillë duke krijuar gjithashtu hije që shënjojnë kalimin e orëve të punës gjatë ditës. Forma e ndërtimit krijon hapje dhe transparencë për një eksperiencë si brënda në interior ashtu dhe jashtë.