Author: junglecity

  • Junglecity.al

    Junglecity.al

    NJË IDE PËR NJË QYTET TË GJELBËRT

    Projekti  “Tirana Jungle City” ka si objektiv të ndihmojë qytetin e Tiranës të bëhet i qëndrueshëm.
    Të përshpejtojmë kalimin nga trazicion drejt një qyteti të pastër, të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe atraktiv.
    Le ta kthejmë të gjelbërimin në një pjesë të rendësishme të strukturës së qytetit tonë

    Prezantime të shkurtra :

    1. Presentation Tirana Jungel city
    2. Jungle City
  • Fabrika nga Ricardo Bofill

    Fabrika nga Ricardo Bofill

    Arkitekt : Ricardo Bofill

    Vendodhia : Sant Just Desvern , Spanjë

    Fototgrafuan : Ricardo Bofill dhe Richard Powers

     

    Nga Arkitekti. Ne 1973 vetë arkitekti projektoi nje fabrikë industiale, nje kopleks industrial me 30 sillosë, galeri nëntokësore dhe dhoma të mëdha për makineritë. Ditët e sotme, këtij kompleksi do ti jepet jetë duke e transformuar në zyrën qëndrore të “Taller de Arqiutectura”.

    Ky rimodelimi zgjati afro 2 vite. Fabrika, e abandonuar dhe pjesërisht e rrënuar, ishte një kompozim i elementëve paksa surrealist: mund të rastisje shkallë që nuk të çojnë kërrkund, përforcime të mëdhaja të strukturave prej betoni që në të vërtetë nuk mbanin asnjë peshë të kësaj përmase, copëza të ndryshme metalike që qëndronin pezull mbi tavane.

     

    Transformimi filloi me prishjen e një pjese të strukturës së vjetër, për të lënë në dukje një formë tjetër strukture, idenë e betonit të skalitur. Pas përcaktimit të hapsirave dhe pastrimit e zhveshjes të së gjithë ndërtesës, filloi pro֛esi I përshtatjes me programin e ri. Mbetën 8 silosa, të cilat u bënë zyra, një laborator, arkiva, një bibliotekë, dhoma projeksioneve, dhe një hapsirë gjigande e njohur si “Katedralja” e përdorur për ekspozita, koncerte dhe një varg funksionesh kulturore të lidhura me aktivitetet e arkitektëve.

     

    Kompleksi qëndron në mes të kopshteve. Rrethuar me një shumëllojshmëri bimësie të zonës. Mund të themi se ky projekt është dëshmi e faktit se një arkitekt, me pak imagjinatë mund të përshtat çdo hapsirë të lënë në harresë, me një funksion të ri, pavarsisht se sa ndryshe mund të jetë nga origjinali.

     

    Për më shumë lidhur me projketin dhe arkitektin Ricardo Bofill mund te lexoni në: http://www.ricardobofill.com/

     

  • Pachamanca House

    Pachamanca House

    Projekti “Pachamanca House”

    Arkitet : Studio 51-1Arqiutectos

    Vendodhja : Lima, Peru

    Sipërfaqia : 682.m2

    Viti Projektimit : 2012

     

    Pachamanca është një teknikë e vjetër e gatimit nën tokë me anë të gurave dhe specieve te ndryshme të nëntokës e lindur në Peru. Eshtë një festë e vjetër pagane e kësaj zone në shenjë respekti ndaj tokës mëmë. (Në gjuhën vëndase “pacha” do të thotë tokë.)

    Arkitektëve u ishte kërkuar nga kilentët të ndërtonin shtëpinë e duhur duke respektuar natyrën, dhe lluksi të qëndronte në konceptin e kësaj shtëpie jo në materialet e përdorura.

    Lima padyshim që është vëndi i thatë (8mm shi në vit ). Nënkupton një vënd ku gjelbërimi shfaqet vetëm kur uji është marrë 100km larg, pranë maleve Andes.

    Pra për një vënd si ky, GJELBERIMI është vërtet një lluks.

    Qëllimi ishte të krijohej një peizazh të bollshëm të gjelbër. Ndëtimet shkojnë drejt plakjes dhe degradimit ndërkohëqë gjelbërimi rritet dhe përmirësohet me kalimin e viteve.

    Duke manipular vendin, gjeneruan një kodër, një luginë, një rrafshnaltë, një shkëmb, një shpellë, një luginë, një breg… dhe secili nga këto vende korrespondonte me një klasë të caktuar vegjetative duke ndryshuar në lartësi: pemët, barërat, perimet, bimët e varura, hidrofitet dhe kështu me rradhë.

    Shtëpia tregon një shumëllojshmëri të pasur natyrore.

    Për më shumë:

  • Pylli Vertikal

    Pylli Vertikal

    Pylli Vertikal

    Projektues  : Studio Boeri – Ark.Stefano Boeri

    Vendodhja  : Milano, Itali

    Viti: 2009-2014

    Klient : HINES Italia Srl

    Sipërfaqia  : 40.000 sqm

     

    Pylli Vertikal është shëmbulli më i mirë nëse do të flasim për banimet e qëndrueshme (sustainable) rezidenciale. Një projekt mbi pyllëzimin e qyteteve metropolitane duke rigjeneruar mjedisin dhe biodiversitetin urban. Shërben si model i densifikimit të natyrës në mënyrë vertikale. Ky projekt përfshin 2 kulla rezidenciale,110 dhë 76m  lartësi, e realizuar në qëndër të Milanos.

    Në të ndodhen 900 pemë (me përmasa 3,6 deri 9m) dhe mbi 20.000m2  lule  Të gjitha këto do të ndihmojnë fasadën nga ekspozimi i diellit për një kohë të gjatë. Pylli Vertikal rrit biodiversitetin, ndihmon në vendosjen e një ekosistemi urban, ku bimësitë e ndryshme që rriten aty krijon një mjedis natyror të ri që mund të kolonizohet nga zogjtë dhe insektet. Shëndrrohet në një magnet, symbol ky  spotan i ri-kolonizimt të vëndit nga kafshët dhe bimët.

    Kjo ndihmë në krijimin e mikro-klimës së re, duke filtruar pluhurat që sa vinë e shtohen në mjediset tona urbane. Diversiteti I luleve ndihmon në krijimin e lagështisë dhe absorbon CO2 e pluhur, prodhon oksigjen, mbron njerëzit dhe shtëpitë nga rrezet e këqija të diellit apo ndotjet akustike.

    Për më shumë : Pylli Vertikal

  • Si (dhe pse) eshte e nevojshme natyra brënda shtëpive tona?

    Si (dhe pse) eshte e nevojshme natyra brënda shtëpive tona?

    Natyra në shtepitë tona. Kerkimet e fundit në Universitetin e Orgeon, përshkruar dhe në një nga artikujt e “The Washington Post”, tregojnë rëndesinë fizike dhe psikologjike të bashkjetesës së natyrës me shtepitë (ndertesat) tona. Shenjat janë që kjo bashkjetesë është në benefitin tonë, një pjesë e popullatës duhet përmëndur qe kalojnë 80% të kohës brënda në shtëpi, por dhe ata që kanë një jetë më urbane nuk kanë se si ti shpëtojnë benefiteve qe sjell natyra. Kur kerkimet vazhduan dhe gjetën rrugën se si natyra të arrijë brënda shtëpive tona, zbuluan se prania e natyrës ndihmon në normailzimin e rrahjeve të zemrës por dhe shumë efekte të tjera positive për shëndetin e njerëzve. Duke qenë natyrale dhe jo artificiale benefiti është akoma dhe më i madh.

    Tani për tani, koncepti i ndërtesave te gjelbrata (Green building) po bëhet edhe me familjar,por artikulli I shkëputur nga “The Washington Post” propozon diçka më shumë. Ndrkohë që tekonologjitë e reja ndërtimore si “Green building” mund te jenë shumë të mira por kanë kosto, nuk duhet të përjashtojmë ndërtimet ekzistuese që kanë më shumë nevojë për benefitet e natyrës.Ndërtimet duhet të demostrojnë mardhënien e tyre me natyrën, duke ndryshuar pamjen, fasaden e tyre “pa shkaktuar probleme.”

    Të sjellësh natyren si dizanj, do ishte e lehtë nëse ndërtimet do të ishin vetëm shtëpia banimi,por është sfide e madhe në rast se këto ndërtime janë institute si psh: spitale, shkolla, apo zyra. Pra çfare rruge të zgjuar duhet  ndjekur nga arkitektët apo dizenjuesit?

    Më poshtë janë listuar disa projekte qe kanë zgjedhur rrugë te ndryshme innovative dhe teknike për të inkorporuar natyrën dhe benefitet e saj.

    1. KMC Corporate Office / RMA Architects

    Ky ndërtim, parashikuar për zyra ka si koncept ndërtimin e “mureve te gjelbërta” me nje sistem të dyfishtë (double-skin)

    2. Maggie’s Oldham / dRMM

    Qëndër shëndetësore, “Maggie” e specialuzuar per trajtimin dhe suportin e pacientëve të prekur nga sëmundja e kancerit. Kjo qëndër është e fokusuar së shumti në ndikimin e natyrës në shërimin e të sëmurëve, veçanerisht  ne efektin e pemëve dhe pranisë së drurit. Qëndra është ndërtuar rreth nje peme te madhe dhe shekullore e zonës, vazhdon të rritet në qendër të ndërtesës dhe mund te shihet nëpërmjet mureve prej xhami pavarsisht se ku ndodhesh brënda në ndërtesë.

    3. Chupei Reception Center / CYS.ASDO

    Gjatë ditës, e gjitha natyra përjetohet ne këtë zyrë te sapo projektuar. Fasadat janë konceptuar për të arritur një përjetim të tillë duke krijuar gjithashtu hije që shënjojnë kalimin e orëve të punës gjatë ditës. Forma e ndërtimit krijon hapje dhe transparencë për një eksperiencë si brënda në interior ashtu dhe jashtë.

     

  • Tirana sot ,një xhungël urbane!

    Tirana sot ,një xhungël urbane!

    Tirana sot ,një xhungël urbane!

    Qyteti i Tiranës ka pësuar transformime dërrmuese në dy dekadat e fundit me pasoja në jetën dhe organizimin e qytetit, vecanërisht në strukturën urbane, me një rritje të lartë të popullsisë, rritje të qarkullim të automjeteve dhe degradim të përgjithshëm të cilësisë së jetesës.

    Tirana sot është kthyher në një xhungël urbane.Në të vërtetë në një nga shumë përkufizimet e saj “Xhungla” përfaqëson një hapsirë pak të civilizuar ose të padisiplinuar jashtë kontrollit të qytetërimit.

    Qëllimi jonë është ta kthejmë Tiranën nga një xhungël kaotike të betonuar dhe të ndotur në kuptimin origjinal të kësaj fjale – në tokë të mbuluar me vegjetim të dendur të dominuar nga pemët.

    Projekti “Tirana Jungle City” ka si objektiv të ndihmojë qytetin e Tiranës që të bëhet i qëndrueshëm dhe të reduktojë gjurmët e karbonit.

    Nëpërmjet elementit të gjelbërimit – të përdorur në të gjitha format e tij – ky projekt synon të ndihmojë Tiranën në përshpejtimin e kalimit nga tranzicioni drejt një qyteti të pastër, të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe atraktiv.

    Zgjedhja e një elementi të natyrës si protagonist i një ndryshimi është veçanërisht interesante pasi nuk kërkon guxim të madh, nuk kërkon shumë kohë dhe as shumë investim por sjell ndryshime të rëndësishme në transformimin e qytetit.

    Pa pritur domosdoshmërisht nga pushteti dhe politika të bëjnë gjeste të mëdha arkitektonike këtë ndryshim mund ta bëjmë edhe ne vetë. Le ta kthejmë gjelbërimin në pjesë të rëndësishme të strukturës së qytetit tonë.

    Kjo super-strukturë e re e gjelbërt, si morfologjike dhe intelektuale, do mundësojë krijimin e një shtrese të unifikuar jo vetëm të panoramës së Tiranës por edhe të të kuptuarit ndaj ndërhyrjeve të përgjithshme me një riinterpretim të ri të një rrjeti ekzistues të hapësirave boshe dhe plote urbane.