Dëgjuam se ky ambient “Sofra e Ariut” është fitues i çmimit “Perandoria e Shijeve Nderkombetare” në 2011,
por pas vizites tonë në ambientet e lokalit me shumë dëshirë i japim dhe çmimin “Perandoria e Gjelbër”

Sofra e Ariut ndodhet në parkun kombëtar të Kodrave te Liqenit.
Ndërtuar në natyrë, drruri masiv, i erret dhe misterioz, të rikthen provojat dhe kujtimet
e një shëtitjeje në pyll.

Dhjetra klient vinë çdo ditë për të konsumuar kafen e mëngjesit pranë natyrës.
Edhe pse të rikujton qetësinë e ecjeve në pyje, ajo përsëri bëhet një prag provojash
falë ambienteve kreative që ofron.


Hapsira fiton shkallë dhe prespektivë të bukur fal madhështisë së bimëve kacavjerrëse,
që i japin kuptim dhe emocion për të gjithë të dashuruarit me natyrën.

Çdo gjë pasqyron përkujdesjen e gjithë stafit, duke përcjell tek ne një imazh “Jungle”.

Peisazhi është i gjallë.
Ndërtimi arkitektonik bëhet njësh me natyrën, këtë ajo e trasmeton nëpërmjet ndërtimit prej druri,
që e karakterizon dhe e unifikon “Sofrë n e Ariut”.

Materialet natyrore zbulojnë moshën dhe tregojnë rëndësinë që ka natyra në këtë ambient.

Dizajni synon një eksperiencë gjithëpërfshirëse natyrore, të ndërthurur me kohën dhe kujtesën.


Sofra e Ariut me pak fjalë “It’s a Jungle” !!!
