Xhungla Urbane

Qëllimi kryesor i propozimit është për të krijuar modelin e ardhshëm të banimit në Tiranë,
që do të përcaktojë kornizën për modifikimin e përgjithshme e jetesës të rinjve,
në drejtim të së ardhmes e jetesës me natyrën urbane.

Pika e nisjes ishte që të kuptohen qartë të përbashkëtat e këtyre dy proçeseve
në mënyrë që përcaktohej një zgjidhje arkitekturore që mund të sigurojë hapësirat
e nëvojshme për ekosistëmin e rikrijuar për qytetasit.

-Rivendosja e konceptit të xhunglës urbane
Duke u kthyer në histori dhe duke studiuar llojet e lashta të bujqësisë urbane, si Hortusi,
ishte e rëndësishme për ta transferuar këtë kulturë në shoqërinë moderne, duke pasur komunitetin si reargues te parë.
Hortus Conclusus është përzgjedhur si një tipologji, pasi krijon një lidhje shumë të fortë midis banorëve dhe proçesit bujqësor.

   

 

Sot, ndërsa teknologjia bujqësore po përparon, zhvillohen shumë llojet e degëve të bujqësisë, mjedisit,
midis klimës së plotë të kontrolluar dhe bujqësisë së hapur klimatike.
Pika kryesore është se, duke mësuar se si kulturat rriten lehtësisht me teknika të reja, tradita duhet të ruajë pozicionin e saj.

-Zbatimi i evolucionit
Duke u përqëndruar tek rëndësia e mbjelljes, pasi ajo përfaqëson fillimin e proçesit.
Brenda të njëjtës metaforë, donim të theksonim fillimin e epokës së re të jetesës dhe stilit të jetesës,
duke përdorur si metodë arkitekture imazhin e qytetit Utopik të Tirana Jungle City.
Ideja e saj nuk është vetem koncepti se gjithcka që ka jetë fillon nga një qelizë apo një farë, çdo gjë që krijohet,
përpunohet apo konsumohet, ndodh përbrenda apo në fasadën e godinave, ne hyrjet e pallateve,
ne hapsirat urbane të mirëformuara që të krijonë bashkëveprim midis këtyre proçeseve.

Qëllimi i programit qëndron në adresimin e nivelit të ndërveprimit ndërmjet ciklit jetësor të banorëve
dhe proçesit të bujqësisë përmes shkallëve të ndryshme, nga njësia në shkallë ndërtimi.
Këto ndërveprime janë shtuar për ta vendosur individin si pjesë e bashkësisë
në proçesin e bujqësisë, nga mbjellja në konsum.

S.A.Muraku