Projekt ide “Tirana Jungle City”
Tirana Jungle City është një ide utopike e krijuar për të sensibilizuar dhe kontribuar në rritjen e ndergjegjes qytetare në lidhje me kulturën e bashkëjetesës me natyrën.
Ky projekt ka si objekt të ndihmojë qytetin e Tiranës të bëhet i qëndrueshëm nga pikepamja mjedisore, si dhe të përshpejtojë kalimin nga tranzicioni urbanistik drejt një qyteti të pastër, të shëndetshëm dhe atraktiv. Pra, të kthejmë gjelbërimin në një pjesë të rëndësishme të strukturës së qytetit.
Qëllimi ynë është ta kthejmë Tiranën në një “xhungël” te dominuar nga vegjetacioni dhe banorët e tij në ata që do të kenë një përqasje ndryshe në kuadrin e marrëdhënies së njeriut me natyrën.
Zgjedhja e një elementi të natyrës si protagonist i një ndryshimi është veçanërisht interesante pasi nuk kërkon guxim të madh, nuk kërkon shumë kohë dhe as shumë investim por sjell ndryshime të rëndësishme në transformimin e qytetit.